9111Punëtorë shërbimi dhe ndihmës në shtëpi
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Punëtor shërbimi dhe ndihmës në shtëpi fshin, bën pastrim me fshesë me korrent, lan dhe merr pluhurat, kujdeset për të linjtat shtëpiake, blen furnizimet shtëpiake, përgatit ushqimin, shërben ushqim dhe kryen detyra të tjera të ngjashme.
Detyrat kryesore
- Fshijnë me leckë, pastrojnë me fshesë apo me fshesë me korrent, marrin pluhurat, pastrojnë dhomat , sallat dhe korridoret;
- Plotësojnë banjën dhe dezinfektojnë dyshemenë dhe pajisjet e banjës;
- Hekurosin dhe u përmirësojnë pamjen e rrobave për veshje dhe tekstileve të tjera;
- Lajnë dhe pastrojnë banjën, qilimat, veshjet, të linjtat, peshqirët, dyshemenë, dyert dhe kanatet e dritareve dhe mobileve të tjera;
- Ndërrojnë çarçafët duke përdorur linjta të pastra dhe të freskëta;
- Ndihmojnë me përgatitje e ushqimeve, gatimin e tyre dhe shërbejnë pjatat e pijet freskuese;
- Blejnë ushqime dhe bëjnë furnizime të ndryshme të tjera shtëpiake;
- Pastrojnë, dezinfektojnë dhe aromatizojnë kuzhina, dhoma dushi dhe VVC;
- Pastrojnë xhamat e dritareve dhe të sipërfaqeve të tjera të qelqit;
- Vendosin dhe rifreskojnë ambientin me shporta dhe vazo lulesh;
- Bëjnë kujdes për të moshuarit dhe fëmijët, kur kërkohet;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shkollor; mbarimi i shkollës së mesme përbën element plus.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të zgjidhë vetë problemet që dalin.
Informacion shtesë
Individi që kërkon të punësohet, duhet të tregojë se është e/i përkushtuar në punë, e/i besueshëm;
Eksperienca në këtë profesion jashtë vendit duhet të reklamohet pasi vlerësohet;
Rritja e njohurive të kulinarisë, sjellja me të moshuarit dhe fëmijët rrit vlerën e këtij profesioni dhe shton kërkesën për punësim;
Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Ndihmës për gatim në shtëpi
- Ndihmës për punët e shtëpisë
- Pastrues shtëpie
- Punëtor shërbimi në shtëpi

