9112Punëtorë shërbimi dhe ndihmës në hotele dhe zyra dhe njësi të tjera
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Punëtorë shërbimi dhe ndihmës në hotele dhe zyra dhe njësi të tjera kryejnë detyra të ndryshme pastrimi me qëllim që të mbajnë pastër dhe me rregull ambientin e brendshëm dhe mobilimin e hoteleve , zyrave dhe ambienteve të tjera të ngjashme. Ai kryen detyra të tilla në avionë, trena, autobusë dhe në automjete të tjera të ngjashme.
Detyrat kryesore
- Përgatitin zyrën apo dhomën gati për ta pastruar;
- Lajnë dhe pastrojnë dyshemenë, mobiliet, pajisjet dhe sendet e tjera në hotele zyra dhe në njësi të tjera të ngjashme;
- Marrin pluhurat në dhoma dhe në mobiliet përkatëse;
- Rregullojnë shtretërit, pastrojnë banjën dhe e pajisin atë me peshqirë, sapunë dhe të tjera të ngjashme;
- Ndihmojnë në përgatitjen e vakteve të ngrënies e lajnë pjatat;
- Mbajnë pastër, dezinfektojnë, aromatizojnë kuzhinat, dhomat e dushit si edhe tualetet;
- Marrin porosi për larje apo hekurosje rrobash;
- Kujdesen që zyrat dhe dhomat të jenë të sigurta për të ruajtur privatësinë e klientëve;
- Lajnë e pastrojnë në korridore;
- Ruajnë dhe kujdesen për pajisjet në zyra dhe sipërfaqet jashtë hoteleve;
- Kujdesen që të plotësojnë ankesat e klientëve apo të zyrtarëve në lidhje me pastrimin;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë arsimin e detyrueshëm shkollor i cili është i mjaftueshëm por përfundimi i shkollës së mesme përbën element favorizues.
- Të jetë e/i aftë të ndjekë udhëzimet.
- Të ketë aftësi për të kushtuar vëmendje në detaje.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të zgjidhë vetë problemet që dalin.
Informacion shtesë
Individi që kërkon të punësohet, duhet të tregojë se është e/i përkushtuar në punë, e/i besueshëm dhe me mirësjellje;
Eksperienca në këtë profesion jashtë vendit duhet të reklamohet pasi vlerësohet;
Rritja e njohurive të kulinarisë, sjellja me klientët rrit vlerën e këtij profesioni dhe shton kërkesën për punësim;
Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Pastrues dhomash në hotel
- Punëtor krahu pastrimi në fabrikë
- Punëtor krahu pastrimi në hotel
- Punëtor krahu pastrimi në restorant
- Punëtor krahu pastrimi zyrash
- Punëtor shërbimi në dhoma në hotel
- Punëtor pastrimi banjash

