814Punonjës të makinerive të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës

Grup i vogël · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjës të makinerive të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës drejtojnë dhe monitorojnë makinat që bluajnë dhe përziejnë gomën dhe përbërësit e gomës dhe prodhojnë elemente të ndryshme, produkte nga goma natyrale dhe sintetike dhe plastika ose prodhojnë produkte të ndryshme letre nga letra, kartoni dhe materiale të ngjashme.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë proceset e punës në uzina të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës;
  • Monitorojnë makineritë e bluarjes dhe përzierjes së gomës dhe lëndëve përbërëse të tyre;
  • Përgatisin makineritë dhe pajisjet për proceset e duhura të punës në uzina prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës;
  • Monitorojnë dhe drejtojnë funksionimin makinerive dhe pajisjeve gjatë proceseve të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës;
  • Prodhojnë komponentë të ndryshëm dhe produkte plastike, gome natyrale dhe sintetike;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë e prodhimit të produkteve të ndryshme letre;
  • Verifikojnë dhe monitorojnë mirëfunksionim e makinerive dhe pajisjeve gjatë proceseve të punës;
  • Testojnë dhe analizojnë mostrat të produkteve të prodhuara;
  • Përshtatin makineritë sipas standardit të kërkuar për procese të ndryshme pune;
  • Kontrollojnë prodhimin për defekte dhe përshtatshmërinë e tyre me specifikimet e punës;
  • Mbajnë të dhëna dhe regjistrojnë funksionimin e makinerive;
  • Kryejnë mirëmbajtjen dhe pastrimin e makinerive, pajisjeve dhe ambienteve, sipas procedurave të paracaktuara, në uzina të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës;
  • Zbatojnë rregullat sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit të letrës, gomës dhe plastikës.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye