8143Punëtorë të makinerive për produkte të letrës

Grup njësi · 10 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e makinerive për produkte të letrës drejtojnë dhe monitorojnë makinat që prodhojnë kuti, zarfe, çanta dhe prodhime prej letre, kartoni dhe materiale të ngjashme.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjet që bëjnë film dhe letër fotografike;
  • Drejtojnë, monitorojnë dhe testojnë pajisjet të procesimit fotografik dhe printimit, si dhe mirëmbajnë standarde operative;
  • Përgatisin filmin për procese të ndryshme në dhomën e errët;
  • Inspektojnë imazhet, filmat, printimet dhe përshtatin parametrat në pajisjen e printimit për të prodhuar ngjyrat, ndriçimin, kontrastin, masën dhe tipat e printimit të kërkuar;
  • Përshtatin parametrat dhe funksionimin e pajisjes automatike të zhvillimit të fotove;
  • Drejtojnë pajisjen në transferimin e filmit në videokasetë ose në media të tjera elektronike;
  • Kryejnë proceset e fotografimit sipas mënyrës së duhur;
  • Drejtojnë pajisjen automatike (në dyqanet e shitjes me pakicë) për të zhvilluar negativëve me ngjyra, printimeve dhe fletëve plastike për prezantime;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive për produkte të letrës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive për produkte të letrës duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit të letrës.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor të makinerive të prodhimit të kutive të kartonit
  • Punëtor të makinerive për produkte prej letre
  • Punëtor të makinerive për produkte të kartonit
  • Punëtor të makinerive për produkte të veshjes së kartonëve
  • Punëtor të makinerive prerëse të letrave, të kutive
  • Punëtor të makinerive të prodhimit të kutive prej letre
  • Punëtor të makinerive të prodhimit të qeseve letre
  • Punëtor të makinerive të prodhimit të zarfeve letre
  • Punëtor të makinerive të zbukurimit të letrave
  • Punëtor të makinerive të grirjes së letrës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye