8141Punëtorë të makinerive për produkte të gomës
Grup njësi · 13 profesione
Përshkrimi
Punonjës të makinerive të prodhimit të produkteve të gomës dhe plastikës drejtojnë dhe monitorojnë makinat që bluajnë dhe përziejnë gomën dhe përbërësit e gomës dhe prodhojnë elementë të ndryshëm, produkte nga goma natyrale dhe sintetike, siç janë forma e këpucëve, artikuj shtëpiakë, materiale izoluese, aksesorë industrialë ose goma makinash.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që bluajnë dhe përziejnë gomën dhe lëndë të gomës për përpunim të mëtejshëm;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që prodhojnë fletët e gomës ose copës së gomuar me anë të një procesi mbështjellës;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që formësojnë gomën e përbërë ose formatojnë gomën e vullkanizuar nëpërmjet kallëpeve;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që formësojnë gomat, vullkanizojnë gomat ose rindërtojnë gomat e përdorura;
- Kontrollojnë prodhimin për defektet dhe përputhshmërinë me specifikimet;
- Gjejnë defektet, riparojnë gomat e dëmtuara ose defektoze për shkak të vullkanizimit ose proceseve të tjera.
- Komunikojnë me të tjerët;
- Zbatojnë rregullat sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive të prodhimit të produkteve të gomës dhe plastikës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive të prodhimit të produkteve të gomës dhe plastikës duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit të gomës dhe plastikës.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor makine bluarjeje të gomës
- Punëtor makine dhënie formë të gomës
- Punëtor makine dhënies formë të rrotave
- Punëtor makine nxjerrje me shtyrje të kauçukut dhe të gomës
- Punëtor makine për prodhime të stampuara prej kauçuku dhe gome
- Punëtor makine përpunimi të kauçukut dhe të gomës
- Punëtor makine përzierjeje kauçuku
- Punëtor makine prodhime rrotash
- Punëtor makine prodhimin të produkteve prej gome
- Punëtor makine rimontimi të rrotave
- Punëtor makine veshje kauçuku
- Punëtor makine vullkanizimi për rrota
- Punëtor makine zbukurimi të kauçukut

