8142Punonjës të makinerive të prodhimit të plastikës

Grup njësi · 13 profesione

Përshkrimi

Punonjësit e makinerive të prodhimit të plastikës monitorojnë makineritë të cilat përziejnë përbërësit dhe materialet për prodhimin e plastikës dhe artikujve të ndryshme plastike.

Detyrat kryesore

  • Monitorojnë makineritë të cilat prodhojnë dhe përpunojnë plastikën dhe materialet plastike;
  • Monitorojnë makineritë të cilat bëjnë procese si: derdhja, nxjerrja, prerja dhe procese të tjera;
  • Kontrollojnë prodhimet e telit, kabllove dhe fibrave optike në plastike;
  • Shqyrtojnë rezultatet e arritura dhe defektet që nuk janë në përputhje me standardet;
  • Riciklojnë materialet plastike të mbetura;
  • Prodhojnë lentet e kontaktit, riparimin e pjesëve plastike të kornizave/tablove, si edhe pajisje ortopedike;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet arsim profesional ose një kurs paraprak për hyrje në profesion.
  • Të njohë procedurat administrative dhe sisteme të testimit te produkteve.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
  • Të ketë njohuri elementare të gjuhës angleze apo të gjuhëve të tjera ndërkombëtare.

Informacion shtesë

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Mbarimi i një shkolle të mesme profesionale , jep mundësi për punësime në kompani të mëdha të cilat kanë në fokus testimin e produkteve dhe materialeve.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor makine bluarjeje për lëndë plastike
  • Punëtor makine derdhjeje për lëndë plastike
  • Punëtor makine fabrikimi për produkte plastike
  • Punëtor makine gdhendjeje për plastikë
  • Punëtor makine i prodhimit plastik
  • Punëtor makine injektimi kallëpi për lëndë plastike
  • Punëtor makine ngjeshjeje kallëpe për lëndë plastike
  • Punëtor makine nxjerrjeje për lëndë plastike
  • Punëtor makine për mallra plastike
  • Punëtor makine përfundimi për lëndë plastike
  • Punëtor makine petëzuese për lëndë plastike
  • Punëtor makine prerëse për lëndë plastike
  • Punëtor makine vullkanizimi për mallra plastike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye