812Punonjës të uzinave të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e uzinave të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike drejtojnë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet që kanë funksion të vetëm kontrollin e proceseve kontrolluese, shndërruese, përpunuese dhe përfunduese të mineraleve jo metalikë ose metaleve.
Detyrat kryesore
- Organizojnë proceset e punës në uzina të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike;
- Përgatisin makineritë përpunuese në uzina të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike;
- Përshtatin makineritë përpunuese në uzina të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike për proceset e duhura të punës;
- Bashkërendojnë punën gjatë proceseve të ndryshme sipas procedurave të paracaktuara;
- Monitorojnë funksionimin makinerive dhe pajisjeve, si dhe atë të aspekteve të veçanta në prodhimin e metaleve gjatë përpunimit dhe përfundimit;
- Verifikojnë dhe monitorojnë mirëfunksionim e makinerive dhe pajisjeve gjatë proceseve të punës;
- Kontrollojnë funksionimin e makinerive sipas proceseve të punës;
- Testojnë dhe analizojnë mostrat të produkteve të prodhuara;
- Mbajnë të dhëna dhe regjistrojnë funksionimin e makinerive në librin e prodhimit;
- Kujdesen për mirëmbajtjen dhe pastrimin e makinerive, pajisjeve dhe ambienteve në uzina të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të kë tij profesioni .
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i uzinave të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të përpunimit të metaleve dhe prodhimit të produkteve metalike.

