8122Punëtorë të përpunimit të metalit

Grup njësi · 32 profesione

Përshkrimi

Punëtori i përpunimit të metaleve vepron dhe manovron me makineri dhe pajisjet e duhura gjatë proceseve të punës në uzina të përpunimit të metaleve. Ai kryen monitorimin, kontrollin e makinerive dhe pajisjeve dhe manovron me to për të ruajtur dhe siguruar parametrat teknikë të duhur të procesin e konvertimit të xeherorit mineral në metale, duke zbatuar rreptësisht rregullat përkatëse të sigurimit teknik për proceset e punës. Ai mund të punësohet në uzina apo fabrika të përpunimit dhe shkrirjes së metaleve.

Detyrat kryesore

  • Veshin uniformën dhe pajisjet mbrojtëse të punës;
  • Kontrollojnë makineritë dhe pajisjet e punës, si dhe vendin e punës;
  • Përgatitin dhe përshtatin makineritë dhe pajisjet e përpunimit të metaleve për vazhdimin e proceseve të punës;
  • Depozitojnë mineralin dhe materialin ndihmës (koks dhe kuarc) në vaskat përkatëse:
  • Marrin kampionet e mineralit dhe materialit ndihmës për kryerjen e analizave kimike;
  • Përgatitin lëndën e parë, duke e copëtuar në përmasat e caktuara nga 10-70 mm;
  • Vendosin mineralin e copëtuar në bunkerin përkatës;
  • Vendosin materialin ndihmës në bunkerin përkatës;
  • Kryejnë dozimin e materialit nëpërmjet peshoreve përkatëse automatike;
  • Dërgojnë materialet e dozuara në bunkerin e furrës;
  • Transportojnë materialin e dozuar nga bunkeri në furrë elektrike;
  • Kontrollojnë dhe monitorojnë të gjithë parametrat e procesit të shkrirjes së materialit në furrë;
  • Verifikojnë kushtet specifike të përpunimit, duke siguruar parametra në përputhje me kartën teknologjike të prodhimit përkatës;
  • Manovrojnë me elektrodat duke mbajtur rryma dhe tensione të barabarta (parametrat e shkrirjes) gjatë procesit të shkrirjes së materialit;
  • Operojnë me makineritë apo pajisjet e duhura për proceset e bluarjes(copëtimit) dhe përzierjes së materialeve;
  • Monitorojnë procesin e shkrirjes duke zbatuar rreptësisht rregullat e sigurimit teknik të punës për këtë proces.

Derdhja

  • Hapin birën e derdhjes nëpërmjet makinerisë përkatëse, duke ndihmuar me oksigjen;
  • Shoqërojnë derdhjen e materialit të shkrirë duke e ndarë në kova për metal (ferrokromin) dhe në kova për skorie (bazuar në peshën specifike të materialit);
  • Mbyllin furrën me tapa argjile, me dorë ose me makineri përkatëse (tapatrice);
  • Shoqërojnë ndarjen përfundimtare të metalit nga skoria;
  • Derdhin metalin (kromin) në vaska të sheshta;
  • Kontrollojnë dhe monitorojnë procesin e ftohjes së metalit deri në copëtimin e tij;
  • Mbledhin produktin e gatshëm (metalin) dhe e dërgojnë në repartin e copëtimit;
  • Copëtojnë metalin në fraksione të ndryshme sipas kërkesave;
  • Marrin kampion metali dhe skorie dhe i dërgojnë për analizë;
  • Magazinojnë metalin e prodhuar me fletë analizën përkatëse;
  • Copëtojnë dhe seleksionojnë skorien duke marrë përqindje të vogla metali;
  • Dërgojnë pjesën e skorieve të seleksionuara, me përqindje të vogla metali, për riciklim në furrë;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë makineritë dhe pajisjet e punës;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë elektrodat dhe dritaret e furrës;
  • Raportojnë për problemet dhe avaritë e dala gjatë punës tek personat përgjegjës;
  • Regjistrojnë të dhënat e prodhimit dhe problemet e dala gjatë proceseve të punës;
  • Komunikojnë në mënyrë profesionale me kolegë dhe eprorë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor derdhës i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i përpunimit të metalit mund të ndërmarrë funksionin e vëzhguesit dhe panelistit. Ai mund të ndërmarrë edhe funksione mbikëqyrëse si përgjegjës turni dhe teknologu. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit metalurg.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Makinist i bashkimit të metaleve, i derdhjes, i lidhjeve së metaleve, punëtor furrnalte, punëtor i harkut elektrik të furrnaltës, vëzhgues, panelist, teknolog etj.

Profesionet në këtë grup

  • Kalitës metalesh
  • Makinist i bashkimit të metaleve
  • Makinist i derdhjeve metalike
  • Makinist i lidhjeve metalike
  • Makinist i lidhjeve metalike centrifugale
  • Makinist i lidhjeve të sferave
  • Makinist i lidhjeve të vazhdueshme të shufrave
  • Makinist i nxjerrjes me shtyrje të metaleve
  • Makinist i temperimit të metaleve
  • Makinist i tërheqjes së gypave pa qepje
  • Makinist i tërheqjes së metaleve
  • Makinist i tërheqjes së telave
  • Makinist i tërheqjes së tubave pa qepje
  • Manovrator i mullinjve rrotullues
  • Operator furrnalte i kalitjes së metaleve
  • Operator furrnalte i trajtimit në të nxehtë të metaleve
  • Operator i mullinjve rrotullues
  • Operator i mullinjve rrotullues të çeliqeve
  • Operator i nxjerrjes së derdhjeve metalike
  • Operator i pajisjeve metalike prej karboni
  • Operator i uzinave të trajtimit në të ngrohtë të metaleve
  • Punëtor furrnalte i rafinimit të çelikut
  • Punëtor furrnalte i rafinimit të metaleve jo të zeza
  • Punëtor furrnalte shkrirës metali
  • Punëtor furrnalte
  • Punëtor i harkut elektrik të furrnaltës
  • Punëtor i kupolës së furrnaltës
  • Punëtor i vatrës së furrnaltës
  • Punëtor i vibrimit të furrnaltës
  • Trajtuesi i metaleve me nitrat
  • Vëzhgues në uzinat e përpunimit të metalit
  • Operator i kontrollit të panelit/panelist në uzinat e përpunimit të metalit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye