8123Punëtorë të punimeve përfundimtare të metaleve si nikelim, galvanizim, veshje etj.

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e punimeve përfundimtare të metaleve si nikelim, galvanizim, veshje, etj. drejtojnë dhe monitorojnë pajisjet që përfundojnë nikelimin, galvanizimin dhe artikujt e metaleve ose pjesëve në mënyrë që të përmirësojnë qëndrueshmërinë ndaj gërryerjes dhe konsumimit për qëllime dekorative ose për t’u dhënë vetitë elektrike ose magnetike.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen që pastron artikujt e metaleve për përgatitjen e nikelimit, galvanizimit dhe emalimit ose proceseve të ngjashme;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen e nikelimit;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen galvanizimit që përdoret për të veshur hekurin dhe produktet e çelikut;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që në mënyrë automatike veshin kabllot me aliazhe që nuk përmbajnë hekur;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen që përdoret për spërkatjen e metalit të shkrirë ose substancave të tjera tek produktet e metalit për të siguruar një galvanizim mbrojtës ose dekorativ ose mbush vrimat ose sipërfaqet e dëmtuara;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen që përdoret për dhënien rezistencë ndaj ndryshkut tek artikujt metalike duke i trajtuar ato me kimikate dhe ngrohje;
  • Kontrollojnë trashësinë e galvanizimit duke përdorur mikrometra, kalibër ose pajisje të tjera që regjistron të dhënat dhe i shkruan në librin e prodhimit;
  • Përgatisin dhe përziejnë përbërësit e veshjes së metalit sipas formulave ose specifikimeve të punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të kë tij profesioni.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i punimeve përfundimtare të metaleve si nikelim, galvanizim, veshje etj. mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e punimeve përfundimtare të metaleve si nikelim, galvanizim, veshje etj. duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për punime përfundimtare të metaleve si nikelim, galvanizim, veshje etj.

Profesionet në këtë grup

  • Elektolist
  • Galvanizues (kromim, nikelim)
  • Kthyes i metaleve në gjendje të mirë
  • Punëtor i makinës së lyerjes me bojë
  • Punëtor i makinës së nikelimit të metaleve
  • Punëtor i makinës së petëzimit të metaleve
  • Punëtor i makinës së pjerrësimit të metaleve
  • Punëtor i makinës së dhënies formë përfundimtare/të artikujve metalike
  • Punëtor i makinës së galvanizimit të metaleve
  • Punëtor i makinës së nikelimit të përcjellave
  • Punëtor i makinës së përfundimit të metaleve
  • Punëtor i makinës së shkëlqimit të metaleve
  • Punëtor i makinës së shkrirjes së metaleve
  • Punëtor i makinës së spërkatjes së metaleve
  • Punëtor i makinës së veshjes të telave elektrikë
  • Punëtor i pajisjeve pastruese të metaleve
  • Zinkues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye