8121Punëtorë të prodhimit kabllove elektrike

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e prodhimit të kabllove elektrike drejtojnë, monitorojnë, përshtatin, Mbikëqyrin dhe mirëmbajnë procesin e makinerisë dhe të pajisjes në prodhimin e kabllove elektrikë.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë makinerinë thurëse me cilindra rrotullues për të prodhuar kabllo elektrikë ose litarë teli;
  • Vendosin bobinën e telit në fillim duke përdorur çikrik elektrik dhe mbyllin rrotën duke përdorur gjilpërë metalike;
  • Pozicionojnë rrotën dhe rregullon boshtin e shpërndarjes përgjatë bobinës;
  • Vendosin fijet e telave përmes vrimave të brendshme anësore të makinave dhe nëpërmjet kokës rrotulluese e mbështjellin duke e përdorur shabllonët si udhëzues;
  • Fiksojnë apo mbërthejnë telat për të lëvizur rrotën;
  • Përshtatin ingranazhet për drejtimin e cilindrit rrotullues duke përdorur çelës mekanik;
  • Hedhin grason në kutinë e grasos, hapin valvulat dhe i lubrifikojnë ato;
  • Përshtatin freksionin për të rregulluar shpejtësinë e bobinës;
  • Mbikëqyrin makinerinë për të gjetur keqfunksionimin;
  • Presin telat kur gjatësia e specifikuar përfundon me fije teli me dorë ose duke përdorur çelësat mekanikë;
  • Saldojnë fijet e telit fundorë që nuk janë bashkuar;
  • Drejtojnë makinerinë kur ka avari duke mbyllur pjesët fundore të bashkimit në parandalimin e prerjes së litarit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive që pë rdoren në kë të profil.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i prodhimit të kabllove elektrike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të kabllove elektrike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e kabllove elektrike.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor i dredhjes së telave
  • Punëtor izolues i telit me P.V.C
  • Punëtor mirëmbajtës elektrik i makinerive të kabllove
  • Punëtor mirëmbajtës hidraulik i makinerive të kabllove
  • Punëtor mirëmbajtës mekanik i makinerive të kabllove
  • Punëtor petëzimi
  • Punëtor telëzimi bakri, alumini etj.

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye