742Instalues dhe riparues të pajisjeve elektronike dhe telekomunikacionit
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Instaluesit dhe riparuesit e pajisjeve elektronike dhe telekomunikacionit sigurojnë mbarëvajtjen e rregullt të pajisjeve elektronike, instrumenteve apo sistemeve elektronike. Ata kryejnë përshtatjen, montimin, instalimin, mirëmbajtjen, riparimin e pjesëve, mjeteve dhe pajisjeve elektronike, si dhe zëvendësimin pjesëve të dëmtuara të tyre si pajisje zyrash, makineri industriale, instrumente dhe sisteme kontrolli elektronike, mjete dhe pajisje të telekomunikacionit, pajisje të dhënave, të transmetimit, kabllo, antena, etj. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve elektronike, të makinerive, mjeteve, pajisjeve, makinerive të transportit ose prodhimit me sisteme elektronike apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Parapërgatitin vendin e punës;
- Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes;
- Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të sistemeve, makinerive, pajisjeve, mjeteve, etj. duke përdorur vegla dhe pajisje të nevojshme për këtë qëllim;
- Kryejnë kontroll teknik, duke iu referuar parametrave të caktuar;
- Testojnë makinat, pajisjet, komponentë të tjerë apo sisteme të pajisjeve elektronike për të identifikuar gabimet;
- Lidhin komponentë të pajisjeve apo të sistemeve elektronike;
- Kryejnë instalimin e pajisjeve dhe makinerive industriale (të transportit, prodhimit, etj.) mjeteve, pajisjeve me sisteme elektronike apo pajisjeve të telekomunikacionit;
- Zëvendësojnë pjesët fizike të dëmtuara të mjeteve, sistemeve, kompjuterëve dhe pajisjeve periferike të kompjuterëve;
- Riparojnë pajisje elektronike për përdorim zyrash (p.sh fotokopje), pajisje elektronike për përdorim industrial (p.sh makineri prodhimi), elementët elektronikë të sistemeve të kontrollit, të makinerive të transportit etj.;
- Mirëmbajnë pajisjet elektronike për përdorim zyrash (p.sh fotokopje, skanerë), pajisje elektronike për përdorim industrial (p.sh makineri prodhimi), elementët elektronikë të sistemeve të kontrollit, të makinerive të transportit etj.;
- Koordinojnë punën me inxhinierët, teknikët dhe personelin tjetër të mirëmbajtjes;
- Interpretojnë të dhënat e testeve për të diagnostikuar keqfunksionimin ose problemet me performancën;
- Ofrojnë këshilla teknike dhe informacion për mirëfunksionimin e rrjetit të telekomunikacionit dhe pajisjeve komplekse, radiove, telefonisë, transmetimit televiziv, antenave etj. për instalimin, mirëmbajtjen, riparimin dhe përdorimin e tyre në komunikim;
- Raportojnë në mënyrë periodike te eprorët;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Mbajnë shënime për mirëmbajtjen dhe riparimin e kryer gjatë punës;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
- Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues dhe riparues i pajisjeve elektronike, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialist, supervizor, manaxher. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit elektronik.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

