7422Instalues dhe mirëmbajtës shërbimesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Grup njësi · 18 profesione

Përshkrimi

Instalues dhe mirëmbajtës shërbimesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kryen montimin, instalimin, riparimin apo mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit, pajisjeve të transmetimit të të dhënave, antenave, kabllove, kompjuterëve, si dhe pajisjeve të tjera elektronike. Për realizimin e funksioneve të tij ai, në çdo rast ndjek një procedurë rigoroze të parapërcaktuar nga një specialist apo grup specialistësh të një niveli më të lartë.

Ai mund të punësohet në kompani të tilla si teknik në një televizion apo radio, në një kompani telekomunikacioni, si instalues apo riparues të pajisjeve fundore si: antena, modema, kabllo.

Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve, një servis që merret me riparimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterëve apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Parapërgatitin vendin e punës;
  • Lexojnë dhe zbërthejnë skemat teknike të pajisjeve të ndryshme elektronike me të cilat do të punojnë;
  • Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes;
  • Mirëmbajnë pajisjet kompjuterike, pajisje të transmetimit të të dhënave, si dhe pajisje periferike të kompjuterëve;
  • Riparojnë kompjuter, pajisje të transmetimit të të dhënave, si dhe pajisje periferike të kompjuterëve;
  • Testojnë kompjuter, pajisje të transmetimit të të dhënave, si dhe pajisje periferike të kompjuterëve;
  • Zëvendësojnë pjesët fizike të një kompjuteri dhe pajisjeve periferike të kompjuterëve;
  • Riparojnë pjesët fizike të një kompjuteri dhe pajisjeve periferike të tyre;
  • Montojnë një pajisje satelitore apo antenë;
  • Instalojnë një pajisje satelitore apo antenë;
  • Mirëmbajnë një pajisje satelitore apo antenë;
  • Riparojnë një pajisje satelitore apo antenë;
  • Diagnostikojnë një pajisje satelitore apo antenë për problemet e dala apo defektet;
  • Monitorojnë performancën e pajisjeve apo rrjeteve të telekomunikacionit;
  • Instalojnë kabllimin e një kompjuteri, antene radio, telefoni apo sistemin e transmetimit të një televizioni;
  • Riparojnë kabllimin e një kompjuteri, antene radio, telefoni apo sistemin e transmetimit të një televizioni;
  • Instalojnë dhe mirëmbajnë antena që përdoren në sistemet e telekomunikacionit si dhe sistemet radio;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të sistemeve apo pajisjeve, duke përdorur vegla dhe pajisje specifike, të nevojshme për këtë qëllim;
  • Japin informacion dhe këshilla teknike për pajisje komplekse të rrjeteve të telekomunikacionit;
  • Monitorojnë performancën e pajisjeve komplekse të rrjeteve të telekomunikacionit;
  • Kryejnë përditësimin e sistemeve të operimit të pajisjeve aktive;
  • Zbatojnë projekte të thjeshta me elemente elektronike;
  • Raportojnë në mënyre periodike te eprorët;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një instalues dhe specialist shërbimesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel supervizori. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit të telekomunikacionit apo inxhinierit elektronik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: montues dhe riparues i pajisjeve fundore (antena, modema, kabllo) në një kompani ISP (Ofrues të shërbimit të Internetit), montues dhe riparues i pajisjeve te telekomunikacionit si antena satelitore, antena radio, antena televizive, telefona, montues dhe riparues i kompjuterëve në një servis kompjuterësh, punonjës servisi i pajisjeve elektronike/auto-vizuale, punonjës servisi i pajisjeve elektronike (radio e televizion).

Profesionet në këtë grup

  • Montues antenash radio
  • Montues antenash telefoni
  • Montues antenash televizioni
  • Montues elektronik/kompjuteri
  • Montues elektronik/radio
  • Montues elektronik/televizor
  • Montues elektronik për pajisje auto - vizuale
  • Punonjës servisi i pajisjeve elektronike/auto-vizuale
  • Punonjës servisi i pajisjeve elektronike/radio
  • Punonjës servisi i pajisjeve elektronike/televizion
  • Riparues elektronik për kompjuter
  • Riparues elektronik për pajisje telekomunikacionit
  • Riparues elektronik/pajisjesh përpunim të dhënash
  • Montues pajisje kompjuterike
  • Teknik komunikacion
  • Teknik hardueri
  • Teknik telekomunikacionit
  • Instalues telefoni

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye