74Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë

Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e profesioneve të elektro-teknologjisë merren me montim, instalim, kontroll, riparim dhe mirëmbajtjen e sistemeve, linjave elektrike, makinerive dhe pajisjeve apo aparateve të tjera elektrike dhe elektronike civile dhe industriale, si dhe të sistemeve e pajisjeve të telekomunikacionit. Ata merren gjithashtu me transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, me montim, instalim, kontroll, riparim dhe mirëmbajtjen e transformatorëve dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to. Ata mund të punësohen në kompani transmetimi dhe shpërndarjeje të energjisë, në kompani ndërtimi, shitjeje të artikujve elektrik, në reparte montimi dhe mirëmbajtjeje të makinerive industriale, në reparte shërbimesh dhe riparimesh elektrike, elektronike, të telekomunikacionit apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Shqyrtojnë projektet, diagramet dhe specifikimet e ndryshme teknike për të përcaktuar radhën e punës në punimet elektrike, elektroteknike apo të telekomunikacionit;
  • Montojnë dhe instalojnë linjën, rrjetin elektrike ajror apo nëntokësore për transmetimin dhe shpërndarjes e energjisë elektrike;
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë bashkimet, nyjet e bëra, ajrore dhe nëntokësore të kabllove duke përdorur pajisjet përkatëse;
  • Kontrollojnë rregullisht pajisjet dhe vendosin shenja, pengesa përreth zonave të punës;
  • Kryejnë kontrollin periodik të linjave, të shtyllave metalike, tokëzimeve të tyre apo makinerive dhe pajisjeve elektrike, elektroteknike apo të telekomunikacionit duke kryer matjet përkatëse;
  • Përcaktojnë defektet e mundshme në linja në makineri dhe pajisjet elektrike civile apo industriale, në makineritë dhe pajisjet elektroteknike dhe të telekomunikacionit;
  • Identifikojnë pajisjet e dëmtuara duke përdorur diagramet e instalimeve elektrike dhe testimin e instrumenteve dhe kryejnë riparimin e defektit apo zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara;
  • Kryejnë matjet e nevojshme në terren, në pajisje, makineri, në linjat kabllore;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike;
  • Bëjnë preventivin e punimeve që do të kryhen;
  • Kryejnë matjet e nevojshme për kontrollin teknik të punimeve të kryera, duke iu referuar parametrave të caktuar teknik pa tension;
  • Bëjnë diagnostikimin e pajisjeve për të përcakton defektin në pajisje duke përdorur aparatet e duhura për të identifikuar shkakun e defektit apo mos funksionimin e pjesëve;
  • Kryejnë riparimin e defekteve elektrike dhe mekanike në pajisjet elektro-shtëpiake duke përdorur vegla dore apo pajisjet e duhura;
  • Kryejnë zëvendësime të pjesës së dëmtuar;
  • Instalojnë dhe riparojnë pajisje elektronike dhe pajisje të telekomunikacionit;
  • Montojnë dhe instalojnë makineri dhe pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Kryejnë shërbime periodike në makineri dhe pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Kryejnë riparime apo zëvendësime në makineri dhe pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Kryejnë shërbime elektroaut për anije, automobila, avionë, lokomotiva;
  • Bëjnë kolaudimin përfundimtar të pajisjeve dhe aksesorëve të ndryshëm;
  • Mbajnë regjistrat përkatës për operacionet e kryera dhe kohën e kryerjes së tyre;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye