7421Mekanikë dhe mirëmbajtës i pajisjeve elektronike

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Mekaniku dhe mirëmbajtësi i pajisjeve elektronike kryen përshtatjen, montimin, instalimin, diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike si pajisje zyrash, pajisje sinjalizuese, pajisje meteorologjike, makineri industriale, instrumente elektronike dhe sisteme

kontrolli. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të pajisjeve elektronike, si mirëmbajtës/riparues për makineri transporti ose prodhimi me sistemeve elektronike, apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Parapërgatitin vendin e punës;
  • Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të sistemeve apo pajisjeve duke përdorur vegla dhe pajisje të nevojshme për këtë qëllim;
  • Kryejnë kontrolle teknik, duke iu referuar parametrave të caktuar;
  • Kryejnë matje të ndryshme për pajisjet përkatëse për identifikimin e problemeve të dala;
  • Riparojnë aparate të telefonave fikse apo të lëvizshme/celular;
  • Testojnë makinat, pajisjet, komponentë të tjera apo sisteme të pajisjeve elektronike për të
  • identifikuar gabimet;
  • Lidhin komponentë të pajisjeve apo të sistemeve elektronike;
  • Kryejnë instalimin e pajisjeve dhe makinerive industriale;
  • Zëvendësojnë pjesët fizike të një kompjuteri dhe pajisjeve periferike të kompjuterëve;
  • Mirëmbajnë pajisjet elektromekanike për përdorim zyrash (p.sh fotokopje, skanerë, pajisje sinjalizuese, pajisje meteorologjike, etj.);
  • Riparojnë pajisjet elektromekanike për përdorim zyrash (p.sh fotokopje, pajisje sinjalizuese, pajisje meteorologjike);
  • Mirëmbajnë pajisje elektromekanike për përdorim industrial (p.sh makineri prodhimi);
  • Riparojnë pajisje elektromekanike për përdorim industrial (p.sh makineri prodhimi);
  • Mirëmbajnë elementët elektronikë të sistemeve të kontrollit;
  • Riparojnë elementët elektronikë të sistemeve të kontrollit;
  • Mirëmbajnë pajisjet elektronike të makinerive të transportit;
  • Riparojnë pajisjet elektronike të makinerive të transportit;
  • Kryejnë rregullimin, riparimin dhe zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të sistemeve apo pajisjeve, duke përdorur vegla dhe pajisje të nevojshme për këtë qëllim;
  • Koordinojnë punën e tij me punën e inxhinierëve, teknikëve dhe personelit tjetër të mirëmbajtjes;
  • Interpretojnë të dhënat e testeve për të diagnostikuar keqfunksionimin ose problemet me performancën;
  • Raportojnë në mënyrë periodike te eprorët;
  • Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Mbajnë shënime për mirëmbajtjen dhe riparimin e kryer gjatë punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit te mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues dhe riparues i pajisjeve elektronike, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialist, supervizor, manaxher. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit elektronik

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Mirëmbajtës i pajisjeve elektromekanike, teknik fotokopjesh, teknik IT, teknik radarësh, teknik të sistemeve të automatizuara.

Profesionet në këtë grup

  • Montues elektronik për pajisje zyrash
  • Montues elektronik
  • Montues elektronik për makina biznesi
  • Montues elektronik për makina llogaritëse
  • Punonjës servisi i pajisjeve elektronike
  • Riparues fotokopjeje
  • Riparues elektronik
  • Riparues elektronik i aparateve të telefonave celular
  • Riparues elektronik për instrumente
  • Riparues elektronik për pajisje industriale
  • Riparues elektronik për pajisje meteorologjike
  • Riparues elektronik për pajisje sinjalizuese
  • Riparues elektronik për radarë
  • Riparues elektronik për radio dhe TV
  • Riparues dhe mirëmbajtës telefonash
  • Mekanik makina parash automatike
  • Mekanik elektronik
  • Mekanik për shërbime të pajisjeve elektronike
  • Teknik fotokopje

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye