522Shitës në dyqane
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Shitësi në dyqane merren me tregtimin e mallrave apo shërbimeve në njësit e shitjes me shumicë dhe pakicë duke dhënë informacione apo duke shpjeguar funksionet dhe cilësitë e këtyre mallrave, kontrollojnë dhe Mbikëqyrin aktivitetin e shitjes dhe të sigurimit të cilësisë në njësinë e vet të shërbimit, të tilla si supermarkete, dyqane, magazina me pakicë dhe shumicë etj. Ata përgatitin faturat dhe kryejnë marrjen e pagesave për mallrat ose shërbimet e kryera. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh shitjeje, ekspozimi apo marketingu të produkteve të ndryshme, në supermarkete, në panaire e ekspozita të ndryshme, etj. apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë dhe përgatitin oraret e punës duke përcaktuar dhe komunikuar detyrat e personelit në njësinë e vet të shërbimit;
- Udhëzojnë dhe trajnojnë personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet;
- Sigurojnë që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor duke kontrolluar zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë;
- Presin klientët në njësinë e vetë të shërbimit dhe e orientojnë ata për në repartin e duhur;
- Informojnë klientët lidhur me gamën e produkteve të ofruara dhe demonstrojnë apo shpjegojnë përdorimin dhe funksionimin e produktit për shitje;
- Këshillojnë klientët për përdorimin dhe kujdesin lidhur me produktin përkatës;
- Informojnë klientët lidhur me çmimet e produktit dhe mënyrat e mundshme të pagesës;
- Shesin mallra, produkte duke pranuar një shumëllojshmëri metodash pagese;
- Kryejnë regjistrimin e shitjeve në regjistra përkatës ose kompjuter;
- Hartojnë kërkesën për furnizime në raste mungesash të produktit në njësinë e vet të shërbimit;
- Stivojnë dhe reklamojnë mallra për shitje si dhe paketojnë mallrat e shitur;
- Japin informacione shtesë lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre kur është e nevojshme;
- Kontrollojnë hartimin e faturave, llogarive apo marrjen e pagesës përkatëse;
- Bëjnë bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit;
- Kryejnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomike).
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës shitës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin shitës i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një shitës dyqanesh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës si manaxher në një njësi shërbimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin ekonomist, financier, etj.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

