5222Mbikëqyrës dyqani

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Mbikëqyrësi i dyqanit merret me mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktivitetet, të asistentëve të shitjes, të operatorëve të arkës dhe të punëtorëve të tjerë në njësinë e vet të shërbimit, të tilla si supermarkete, dyqane, magazina etj. me pakicë dhe shumicë. Ai udhëzon ose trajnon personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet të shërbimit, kontrollon zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë si dhe veprimtarive të tjera në njësinë e vet. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh tregtare, në supermarkete, në magazina, depo të karburantit, kompani të lojërave të fatit etj.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë dhe përgatitin oraret e punës së personelit;
  • Përcaktojnë dhe komunikojnë detyrat e veçanta të personelit në njësinë e vet të shërbimit;
  • Udhëzojnë personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet të shërbimit;
  • Trajnojnë personelin në rastet e vështirësive apo detyrave komplekse;
  • Sigurojnë që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor;
  • Kontrollojnë zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë;
  • Kontrollojnë pozicionimin e produkteve në vitrina sipas promocionit të përcaktuar më parë;
  • Marrin pjesë në ofrimin e këshillave për manaxherët në intervista, punësim, trajnim, vlerësim, promovim dhe shkarkim të personelit;
  • Komunikojnë dhe kontribuojnë në zgjidhjen e ankesave dhe mosmarrëveshjeve të personelit apo klientëve;
  • Shqyrtojnë veprimet për mallrat e kthyera dhe kryejnë procedurat e duhura;
  • Marrin informacion për inventarin e mallrave për shitje dhe kryejnë porositë tek furnitorët për mallrat që mungojnë;
  • Kontrollojnë çmimet e mallrave dhe shërbimeve që ato të jenë të afishuara dhe të sakta;
  • Kontrollojnë zbatimin e procedurave të sigurisë së ambientit;
  • Japin informacione shtesë lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij kur është e nevojshme;
  • Kontrollojnë hartimin e faturave, llogarive apo marrjen e pagesës përkatëse;
  • Bëjnë bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Kontrollojnë zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomike).
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të njohë gjuhë të huaja.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një mbikëqyrës dyqani mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në manaxheri në një njësi shërbimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin ekonomist, financier.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: shitës karburanti, shitës këmbimi valutor, shitës në dyqan.

Profesionet në këtë grup

  • Mbikëqyrës i kontrollit dhe pagesës së mallit
  • Mbikëqyrës supermarketi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye