5223Asistentë shitës në dyqane
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Asistenti shitës në dyqane merret me pritjen e klientit duke dhënë informacione lidhur me shitjet dhe shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij. Ai asiston në shitjen e një sërë mallrash apo produktesh duke komunikuar direkt me publikun në shitje me pakicë e shumicë dhe shpjegon funksionimin, përdorimin dhe cilësitë e këtyre mallrave. Asistenti i shitjes në dyqane shet produktet e njësisë së vet të shërbimit duke pranuar një shumëllojshmëri metodash pagese. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh shitjeje, ekspozimi apo marketingu të këtyre mallrave apo produkteve, në supermarkete, në panaire e ekspozita të ndryshme, etj. apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë parapërgatitjet për fillimin e punës;
- Presin klientët në njësinë e vetë të shërbimit;
- Njihen me kërkesën e klientit dhe e orientojnë atë për në repartin e duhur;
- Informojnë klientin lidhur me gamën e produkteve të ofruara;
- Demonstrojnë për klientët dhe shpjegojnë përdorimin dhe funksionimin e produktit për shitje;
- Këshillojnë klientin për përdorimin dhe kujdesin lidhur me produktin përkatës;
- Informojnë klientin lidhur me çmimet e produktit dhe mënyrat e mundshme të pagesës;
- Ndihmojnë klientin, konsumatorin në marrjen e vendimeve;
- Informojnë klientin lidhur me garancitë, shërbimet e ndryshme për produktet e njësisë së vet të shërbimit;
- Shesin mallra, produkte duke pranuar një shumëllojshmëri metodash pagese;
- Përgatitin faturat e shitjes;
- Kryejnë regjistrimin e shitjeve në regjistrat përkatës ose kompjuter;
- Ndihmojnë në manaxhimin e vazhdueshëm të inventarit të produkteve dhe në magazinimin e tyre;
- Hartojnë kërkesën për furnizime në raste mungesash të produktit në njësinë e vet të shërbimit;
- Komunikojnë me furnitorë për produktet apo shërbimet e ndryshme;
- Stivojnë dhe reklamojnë mallrat për shitje duke përfunduar dhe paketimin e mallrave të shitur;
- Japin informacione shtesë lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij kur është e nevojshme;
- Kryejnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomike).
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në këtë punë si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një asistent shitës në dyqane mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si manaxher në një njësi shërbimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin ekonomist, financier, etj.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: asistent shitjeje në dyqan, asistent shitjeje të automjeteve, ndihmës në dyqan me porosi, etj.
Profesionet në këtë grup
- Asistent shitjeje në dyqan
- Asistent shitjeje të automjeteve
- Ndihmës në dyqan me porosi
- Asistent në ndërmarrje të shitjeve me pakicë
- Asistent në ndërmarrje të shitjeve me shumicë
- Asistent shitjeje

