5221Shitës

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Shitës në dyqan punon në dyqane të vogla si shitje me pakicë në pika fundore shitje, në pronësi të vetën, në marrëdhënie françizë, apo me kontratë me rrjet të madh shitjes, duke shërbyer vetëm apo me ndihmën e një numri të vogël të punësuarish.

Detyrat kryesore

  • Përcaktojnë shumëllojshmërinë e mallrave; mallrat në qarkullim dhe mallrat stok si edhe nivelet e çmimeve për mallrat që janë për shitje;
  • Kryejnë porosi dhe blejnë mallra për shitje prej tregjeve dhe furnizuesve të tjerë;
  • Mbajnë regjistrime në buxhet për nivelin e stoqeve si edhe të transaksioneve të tjera financiare;
  • Përcaktojnë çmimet dhe reklamojnë mallrat që kërkojnë të shesin;
  • Shesin mallra për klientët dhe japin sqarime për mënyrën e përdorimit të tyre;
  • Kontrollojnë dhe verifikojnë mallrat që kthehen dhe vendosin për mënyrën se si ato do të trajtohen më tej;
  • Mbajnë inventarin e mallrave që janë në gjendje në dyqan;
  • Marrin pagesat, kthejnë kusurin, mbështjellin apo paketojnë mallrat e blera dhe i përgjigjen kërkesave të blerësve;
  • Japin sqarime dhe këshilla për produktet dhe dëgjojnë e mbajnë shënim kërkesat;
  • Reklamojnë ofertat e reja që janë për shitje;
  • Llogaritin pagesën e personave që kanë të punësuar;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.

Kërkesat

  • Të ketë një eksperiencë apo kualifikim profesional në këtë fushë.
  • Të jetë energjik me aftësi shumë të mira planifikimi.
  • Të tregojë përkushtim dhe të jetë e/i aftë të punojë me orë të zgjatura edhe në ditë pushimi.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me njerëzit.
  • Nuk kërkohen specifikime të nivelit arsimor por eksperienca në shitje, njohja e proceseve të manaxhimit dhe administrimit në kurse të shkurtra dhe të thjeshta përbën favor në punësim.

Informacion shtesë

Në qoftë se personi hap një dyqan të vetin, trajnimet e kualifikimet personale duhet të realizohen prej atij vetë.

Personi duhet të njohë ligjin për shitjet me pakicë, rregullat e sigurisë në punë, rregullat e higjienës në punë si edhe mënyrën e trajtimit të biznesit etj.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Në këtë profesion mund të hyhet duke bërë edhe kurse të shkurtra në mbajtjen e llogarive apo në mënyrën e fillimit të një biznesi.

Profesionet në këtë grup

  • Gazetashitës
  • Shitës
  • Shitës karburantit
  • Shitës këmbimi valutor
  • Shitës në dyqan
  • Shitës të pajisjeve elektronike
  • Tregtar

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye