5141Parukierë/berberë

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Parukieri, berberi kryen larje të kokës, lyerje me bojë flokësh, prerje, krehje dhe stilim të flokëve, rruajtje dhe shkurtim të mjekrës apo mustaqeve. Ai/ajo kryen trajtim të flokëve dhe ofron këshilla për kujdesin e flokëve dhe për produktet e bukurisë. Ai/ajo mund të punësohet në kompani shërbimesh parukerie, apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Presin klientin në vendin e punës;
  • Përdorin katalogë të ndryshëm për bojën apo modelin e flokut;
  • Diskutojnë me klientët për kërkesat e tyre;
  • Kryejnë larje të flokëve;
  • Kryejnë prerje të flokëve sipas kërkesës së klientit;
  • Lyejnë flokët me bojëra flokësh duke përdorur solucionet e duhura apo shampo kolor, sipas kërkesës së klientit dhe llojit të flokut;
  • Kryejnë krehje të flokëve sipas kërkesës së klientit;
  • Japin forma dhe valëzim flokëve;
  • Stilojnë flokët sipas kërkesës së klientit dhe natyrës së eventeve;
  • Kryejnë zgjatim ose shtim të flokut;
  • Kryejnë trajtime të ndryshme të flokut;
  • Përshtatin paruke sipas kërkesës të klientëve;
  • Ofrojnë këshilla për kujdesin e flokut,
  • Ofrojnë këshilla për produktet e bukurisë;
  • Kryejnë mbledhjen e pagesave;
  • Rruajnë mjekrën dhe mustaqet;
  • Kryejnë prerje, zvogëlim dhe zbukurim të mjekrës dhe mustaqeve;
  • Kryejnë llogaritje të thjeshta për shitjet dhe blerjet e bëra;
  • Komunikojnë me kolegët dhe eprorët;
  • Pastrojnë vendin dhe instrumentet e punës;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë i/e aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si manaxher i një salloni bukurie.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Berber, Parukierë, Parukierë për studio apo për skenë.
  • Për hapjen e një biznesi privat në këtë fushë kërkohet regjistrimi në OKR sipas ligjeve në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Berber
  • Parukier
  • Parukier për studio
  • Parukier skene
  • Stilist floku
  • Specialist për kujdesin e flokëve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye