5142Kozmetologë dhe profesione që lidhen me të
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Kozmetologë dhe profesione që lidhen me to kujdesen për pamjen e jashtme të klientëve, bën trajtime të fytyrës dhe të trupit të individit si edhe trajtime të tjera me qëllim përmirësimin e paraqitjes së tyre.
Detyrat kryesore
- Pastrojnë fytyrën dhe pjesë të trupit duke përdorur kremëra, locione dhe produkte të ngjashme;
- Bëjnë mesazh fytyrës dhe trupit të klientit;
- Pyesin dhe vlerësojnë kërkesat e klientëve;
- Trajtojnë paraqitjen e jashtme të klientëve;
- Bëjnë punime kozmetike me produktet që disponojnë;
- Rregullojnë thonjtë e dorës dhe të këmbës sipas porosisë së klientit;
- Kujdesen për klientët për banjë të trupit duke bërë masazh të thjeshtë;
- Përdorin teknikat e punimit me dyllë dhe depilojnë qimet e padëshiruara;
- Aplikojnë manikyrin dhe pedikyrin sipas dëshirës së klientëve;
- Këshillojnë klientët mbi dietat dhe ushtrimet fizike për ulje në peshë;
- Organizojnë takime dhe mbledhin paratë që paguhen për shërbimin e kryer;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar një kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të ketë aftësi të trajtojë nevojat e veçanta të klientëve.
- Të jetë krijues dhe të përdorë teknika bashkëkohore të kozmetologjisë.
- Të jetë i/e shkathët në përdorimin e duarve për të kryer veprime me gërshërë, brisk, furçë pastrimi etj.
- Të ketë njohuri shumë të mirë për produktet që përdor për të shmangur alergjitë dhe infeksionet e mundshme.
- Të ruaj qetësinë në momente delikate për të mos krijuar panik tek klientët.
- Të zotërojë situatën edhe në përballje me klientë të vështirë e të pasjellshëm.
Informacion shtesë
- Kandidati mund të ketë edhe diplomën e shkollës së mesme dhe dëshmi të ndryshme kualifikuese të fushës së kozmetikës.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, meqënëse puna konsiston në një raport të përhershëm njerëzor.
- Profesioni mund të merret duke punuar si asistent tek një parukeri apo sallon bukurie.
- Për hapjen e një biznesi privat bëhet regjistrimi në OKR sipas ligjeve në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Estetist
- Grimier për skenë
- Grimier për studio
- Kozmetist
- Manikyrist
- Pedikyrist
- Punonjës të tjerë që lidhen me kozmetikën
- Artist për Make-up
- Konsulent për rënien në peshë
- Asistent në qendrat e trajtimit me ujëra termale/llixha

