4110Nëpunës zyre
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi i zyrës kryen regjistrimin, përgatitjen, organizimin, ruajtjen e informacioneve të lidhura me punën e kryer, sipas një procedure të përcaktuar më parë me pajisjet dhe mjetet përkatëse. Ai jep përgjigje telefonike apo elektronike pyetje, si dhe përcjell mesazhet e komunikimit për personin e duhur, kryen ndarjen, klasifikimin, arkivimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumenteve dhe informacioneve të zyrës, sipas procedurave të paracaktuara të zyrës. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionin të niveleve të ndryshme publike apo private apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Organizojnë realizimin punës së përditshme të zyrës;
- Regjistrojnë të dhëna dhe informacione të ndryshme të punës së përditshme duke përdorur programe të ndryshme kompjuterike;
- Përgatitin dokumente dhe informacione sipas kërkesave;
- Kryejnë paraqitjen e informacionit të kërkuar;
- Lexojnë dhe korrigjojnë kopje të informacioneve dhe dokumenteve të ardhura apo që do të dërgohen;
- Kontrollojnë korrespodencën dhe postën e përditshme duke bërë klasifikim dhe përgjigjet e saj sipas prioriteteve;
- Përgatitin raporte dhe korrespondenca të një natyre rutinë;
- Kryejnë fotokopjime, shumëfishime, faksime apo shpërndarje të dokumenteve;
- Regjistrojnë çështje lidhur me pajisjet dhe kërkesat e personelit;
- Japin përgjigje telefonike apo elektronike pyetje, si dhe përcjellin mesazhet e komunikimit për personin e duhur;
- Kryejnë ndarjen dhe klasifikimin e dokumenteve dhe informacioneve të zyrës sipas procedurave të paracaktuara të zyrës;
- Arkivojnë, sistemojnë dhe mirëmbajnë informacione dhe dokumente të ndryshme të zyrës;
- Hartojnë dhe kontrollojnë evidenca dhe fatura të ndryshme administrative;
- Përgatitin faturave dhe regjistrime të detajuara të transaksioneve financiare të bëra;
- Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e vet, në përputhje me procedurat e paracaktuara;
- Komunikojnë me profesionalizëm me klientët në njësinë e shërbimit;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Mbikëqyrin punën e personelit tjetër të zyrës;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin e një nëpunësi të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës zyre mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në një njësi shërbimi.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: nëpunës zyre, punonjës zyre.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës zyra
- Nëpunës zyra

