3514Teknikë website
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Tekniku i websitit merret me mirëmbajtjen, monitorimin dhe jep mbështetje për funksionimin optimal të faqeve të Internetit dhe Intranet, të harduerëve dhe softuerëve të ueb serverëve. Modifikon web faqet, kryen operacionet e back-up dhe të rimëkëmbjes të ueb server, siguron ndihmë teknike për përdoruesit, në mënyrë direkte ose me anë të telefonit, e-mail apo mjeteve të tjera elektronike. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK dhe të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Konsultohen me klientët, për kërkesat e faqes që do të disenjohet apo modifikohet.
- Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës.
- Formulojnë strukturën e faqes ueb sipas kërkesave të klientit;
- Vendosin të dhënat në faqen ueb sipas kërkesave të klientit;
- Krijojnë bazën e të dhënave;
- Publikojnë faqen ueb në ueb space-in e klientit;
- Krijojnë link-et e nevojshme në faqen ueb;
- Bëjnë modifikime periodike ose jo periodike të faqes ueb sipas kërkesave të klientit;
- Mirëmbajnë website;
- Përditësojnë faqet e internetit;
- Bëjnë back-up-in e website-it;
- Bëjnë testimin e faqes;
- Bëjnë kontrollin e nivelit të aksesit;
- Bëjnë monitorimin dhe japin mbështetjen optimale për funksionimin e faqeve të internetit, të intranetit, të harduerëve dhe softuerëve të ueb server-it;
- Bëjnë ruajtjen e dokumentacionit;
- Bëjnë zhvillimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e masave të sigurisë;
- Bëjnë rekomandime për të përmirësuar performancën;
- Rekomandojnë(ose japin ide) për blerje të sistemeve të reja;
- Krijojnë lidhje me sisteme të reja;
- Japin udhëzime për këto sisteme, klientëve përdorues;
- Modifikojnë faqe të uebit;
- Testojnë faqen ueb dhe bazën e të dhënave;
- Kryejnë backup dhe operacione të tjera të sigurisë të ueb server-it;
- Konsultohen me udhëzuesit e përdorimit, manuale teknike dhe dokumenteve të tjera të kërkimit dhe gjejnë zgjidhje të problemeve të hasura;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivel tekniku. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një Teknik websiti mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier elektronik, informaticien.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë teknikut për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit i duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: tilla si: programues, ueb master, dizenjues dhe administrues i bazës së të dhënave.
Profesionet në këtë grup
- Teknik administrimi website
- Teknik website
- Webmaster

