3513Teknikë të rrjetit kompjuterik dhe sistemeve

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Tekniku i rrjetit kompjuterik dhe sistemeve bën krijimin, kontrollin, diagnostikimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit dhe të dhënave të tjera të sistemeve të komunikimit. Ai bën instalime, konfigurime të A.P apo pajisjeve fundore, bën testimin e sinjalit etj. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit të TIK dhe të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Ndërtojnë rrjetin me ose pa kabull;
  • Bëjnë matjet dhe shënimet sipas skemës;
  • Shtrojnë kanalinat, tubat, kabullin, kutitë, prizat për rrjetin e sistemeve kompjuterike;
  • Bëjnë lidhjen e kabllove tek prizat;
  • Montojnë Patch-panelet, switchet, apo pajisjet e tjera në rack;
  • Bëjnë lidhjet e duhura;
  • Bëjnë testimin e linjave me tester dhe bëjnë dokumentimin e rrjetit;
  • Vendosin nyjet e rrjetit;
  • Bëjnë montimin e Access point (A.P) ose përforcuesve;
  • Instalojnë dhe konfigurojnë A.P.;
  • Konfigurojnë sigurinë e rrjetit;
  • Bëjnë konfigurimin e pajisjeve fundore;
  • Bëjnë testimin e sinjalit;
  • Ndërtojnë rrjetin WAN me kabull optik;
  • Bëjnë nyjet fundore të kabullit;
  • Montojnë media konverterin nga të dy anët;
  • Vendosin travestat;
  • Identifikojnë defektin në nivel aplikimi, rrjeti, në nivel fizik;
  • Riparojnë defektet e rrjetit;
  • Bëjnë zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara;
  • Mirëmbajnë sistemet dhe rrjetin kompjuterik;
  • Bëjnë veprime për mbajtjen e të dhënave të tjera të sistemeve të komunikimit në rrjet;
  • Ndihmojnë përdoruesit e rrjetit të komunikimit për problemet e dala;
  • Identifikojnë fushat që kanë nevojë për përmirësim të pajisjeve dhe softuerëve;
  • Bëjnë instalime të harduerëve, të rrjetit, të sistemit operativ dhe aplikacioneve;
  • Kryejnë backup periodik të sistemit;
  • Konsultohen me kolegët dhe klientët, për mbarëvajtjen e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose i një shkolle profesionale në këtë fushë;
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivel tekniku. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik i rrjetit kompjuterik dhe sistemeve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier elektronik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë tekniku i rrjetit kompjuterik dhe sistemeve i duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: teknik kompjuterësh, teknik fibrash optike, teknik i rrjetit ëireless, teknik i rrjetit wired, teknik sistemesh, inxhinier kompjuterësh, inxhinier fibrash optike, inxhinier i rrjetit wireless, inxhinier i rrjetit wired, administrator rrjeti, administrator sistemesh, administrator i bazës se të dhënave.

Profesionet në këtë grup

  • Teknik i rrjetit kompjuterik
  • Operator të tjerë rrjeti
  • Teknik instalim të sistemeve telefonike internet ADSL(kabllor)
  • Teknik instalim të sistemeve telefonike internet wireless (jo kabllor)
  • Teknik mirëmbajtje të sistemeve telefonike internet Wireless (jo kabllor)
  • Teknik mirëmbajtje të sistemeve telefonike internet ADSL (kabllor)
  • Teknik riparimesh të sistemeve telefonike internet Wireless (jo kabllor)
  • Teknik riparimesh të sistemeve telefonike internet ADSL(kabllor)
  • Teknik mbështetje i rrjetit kompjuterik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye