3512Teknikë për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Tekniku për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit siguron ndihmë teknike të përdoruesve, në mënyrë direkte ose me anë të telefonit, e-mail apo mjeteve të tjera elektronike, duke përfshirë diagnostikimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me softuerë, harduerë, pajisjet periferike kompjuterike, rrjetet dhe të dhënat në internet dhe duke dhënë udhëzime dhe mbështetje në vendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK dhe të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Komunikojnë me përdoruesit në mënyrë profesionale (me telefon apo e-mail);
- Bëjnë inventarin fillestar të problemeve të hasura nga përdoruesit;
- Japin zgjidhje për problemet administrative, duke bërë dallimin ndërmjet çështjeve administrative dhe teknike;
- Bëjnë diagnostikimin e problemit teknik;
- Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës;
- Këshillojnë përdoruesit mbi problemet e hasura në përdorim, sipas një liste kontrolli;
- Japin komandat hyrëse dhe vëzhgojnë funksionimin e sistemit për të verifikuar saktësinë e operacioneve, veprimeve, për të zbuluar gabime;
- Kryejnë instalime të harduerë-ve, softuerë-ve apo të pajisjeve periferike;
- Zgjidhin probleme të thjeshta teknike të sistemit, duke filtruar problemet teknike komplekse;
- Bëjnë mbikëqyrjen e punës së përditshme të mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike;
- Testojnë instalimin e kabllove, sistemeve operative, apo softuerë-ve të përshtatshëm;
- Raportojnë mbi procesin e diagnostikimit dhe veprimet e ndërmarra për riparimet apo instalimet e kërkuara;
- Konsultojnë udhëzuesit e përdorimit, manuale teknike dhe dokumente të tjera të kërkimit për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të hasura;
- Japin udhëzime mbi kontrollin e vazhdueshëm të aplikimeve apo të harduer-it me probleme në të ardhmen;
- Japin udhëzime për parandalimin apo zgjidhjen e problemeve në të ardhmen;
- Ngrenë nivelin profesional në mënyrë të vazhdueshme;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të bëhet teknik për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit, duke ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier elektronik.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë teknikut për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit i duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: teknik kompjuterësh, teknik rrjeti, teknik sistemesh, teknik të bazës së të dhënave, inxhinier kompjuterësh, inxhinier rrjeti, administrator rrjeti, administrator sistemi, administrator i bazës së të dhënave.
Profesionet në këtë grup
- Asistent informacioni në mbështetje të përdoruesve të pajisjeve kompjuterike
- Asistent, programim kompjuteri
- Asistent komunikimesh kompjuterike
- Teknik kompjuteri
- Teknik kompjuteri mirëmbajtje harduere/softuere
- Teknik kompjuteri riparime harduere/softuere
- Asistent sistemesh kompjuterike
- Asistent i bazës së të dhënave kompjuterike
- Asistent inxhinieri kompjuterike
- Asistent analist i sistemeve kompjuterike

