3213Asistentë dhe teknikë farmaceutik

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Asistenti dhe tekniku farmacist kryen një sërë detyrash që kanë lidhje me shpërndarjen e barnave sipas udhëzimit të mjekut ose një farmacisti (drejtuesi teknik), këshillimin e pacientëve dhe përgatitjen e përgatesave galenike. Ai mund të punësohet në farmaci private, shtetërore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrës së Kontrollit të Barnave, Urdhrit të Farmacistëve, Kompani shpërndarëse barnash (depo farmaceutike) dhe kompani prodhimi barnash.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë pacientët pa recetë për shqetësimet që mund të kenë;
  • Drejtojnë pacientët tek mjeku në rastet kur këshillimi i tij/saj nuk është i mjaftueshëm;
  • Verifikojnë të dhënat e recetës së pacientit që paraqitet;
  • Ekzekutojnë recetën sipas përshkrimit të mjekut;
  • Japin udhëzime me shkrim ose me gojë për mënyrën e përdorimit dhe marrjes së barnave;
  • Ekzekutojnë receta me rimbursim të plotë ose të pjesshëm;
  • Kuadrojnë recetat e rumbursimit me listën e rimbursimit të siguruar nga FONDI (Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor);
  • Grumbullojnë recetat e rimbursueshme për t’i dorëzuar tek FONDI;
  • Regjistrojnë recetat e rimbursueshme në sistemin online, i cili i transmeton të dhënat tek FONDI;
  • Bëjnë porosi në depo farmaceutike për produktet që janë duke u pakësuar në farmaci;
  • Regjistrojnë në sistemin online produktet e rimbursimit që furnizohen nga depot farmaceutike;
  • Marrin në dorëzim produktet e sjella nga depo farmaceutike;
  • Kontrollojnë vazhdimisht për datën e skandencës së produkteve;
  • Bëjnë përgatesa galenike, në bazë të recetës së mjekut, nën mbikëqyrjen e drejtuesit teknik;
  • Etiketojnë përgatesat për përbërësit që përmbajnë, përdorimin dhe emrin e përgatitësit;
  • Ambalazhojnë përgatesën në varësi të përbërësve të saj;
  • Këshillojnë klientët për përdorimin e barnave apo produkteve të caktuara në rast mungese të udhëzimit mjekësor (recetës);
  • Kontrollojnë çdo muaj datën e skadencës së barnave;
  • Porositin tek furnitorët (depot farmaceutike) barnat të cilat janë në mbarim;
  • Kryejnë inventarin e barnave çdo muaj;
  • Mbajnë kontakt të vazhdueshëm me depot farmaceutike për hyrjet e reja në fushë;
  • Sigurojnë cilësinë e pastërtisë së ambientit me anë të mjeteve të posaçme;
  • Mirëmbajnë dhe kujdesen për kushtet optimale të ruajtjes (depozitimit) të barnave;
  • Llogaritin arkën në momentin e mbylljes dhe fillimit të punës;
  • Paguajnë faturat tek furnitorët;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga manaxhimi;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma 5 vjeçare nga Fakulteti i Farmacisë;
  • Të ketë njohuri për përdorimin e programeve kompjuterike;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Informacion shtesë

  • Ky është profesion i rregulluar me ligj;
  • Individët që duan të punojnë si Asistentë Teknikë Farmacistë duhet të kalojnë provimin e shtetit pas diplomimit nga Fakulteti i Farmacisë;
  • Pas eksperiencës 3 vjeçare nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e një drejtuesi teknik, Asistentët mund të marrin licencën e Drejtuesit Teknik;
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë nevojitet si kusht minimal licenca e drejtuesit teknik dhe kontrata me FONDIN.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent farmacist
  • Përgatitës në farmaci
  • Teknik në farmaceutik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye