3212Teknikë të laboratorit në mjekësi dhe patologji

Grup njësi · 21 profesione

Përshkrimi

Tekniku i laboratorit në mjekësi dhe patologji kryen një sërë detyrash që kanë lidhje testet klinike bazuar në kampionet e marra nga fluide të trupit për të nxjerrë informacion mbi parametrat e shëndetit të pacientit. Ai mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, laborator analizash privat si edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Detyrat kryesore

  • Mirëmbajnë aparaturat, duke i pastruar ato dhe plotësuar me testet përkatëse kur është e nevojshme;
  • Asistojnë mjekun në kalibrimin e reagentëve të testeve përpara përdorimit të tyre;
  • Asistojnë mjekun në kontrollin e cilësisë së reagentëve të testeve të laboratorit duke u kujdesur që parametrat e tyre të jenë sipas përcaktimeve;
  • Marrin hemolipsinë (analizën e gjakut) me shiringë ose vakuteiner;
  • Emërtojnë tubat e gjakut të pacientëve me barkod, i cili i korrespondon emrit të pacientit;
  • Regjistrojnë vakutenerat e emërtuar me kompjuterin e lidhur me pajisjen ku do të bëhet ky lloj testimi;
  • Bëjnë centrifugimin e vakutenerave që e kanë të nevojshme testin biokimi, hormonal, faktorët e koagulimit, etj.;
  • Vendosin vakuteinerat, pasi janë centrifuguar, në pajisjen ku do të punohen (testohen);
  • Printojnë rezultatin e analizës (testit) së prodhuar nga pajisja që është bërë testimi;
  • Kontrollojnë rezultatet e nxjerra nga pajisja që ka bërë testimin për të gjykuar mbi ndonjë vlerë jashtë çdo mundësie;
  • Përgatitin analizën për pamje mikrobiologjike;

o Vendosin sedimentin e fluidit, i cili do të testohet, në lam mikroskopi;

o Mbulojnë me koproxhet sedimentin në mënyrë që të mund të vëzhgohet në mikroskop;

  • Vëzhgojnë në mikroskop për të nxjerrë rezultatet e para të analizës;
  • Bëjnë testimin makroskopik të fluidit që do të testohet nëpërmjet stripeve përkatëse dhe e shënojnë atë krahas atij mikroskopik;
  • Shënojnë rezultatin final të analizës bazuar në rezultatin mikroskopik dhe makroskopik të analizës;
  • Bëjnë analiza me mbjellje sipas kërkesave dhe përshkrimit të mjekëve;

o Vendosin kampionin në një pllakë petri dhe inkubojnë analizën për të parë ekzistencën e baktereve;

  • Bëjnë antibiogramën për testin e antibiotikut që vepron ndaj bakterit të gjetur në analizën e mbjelljes;

o Inkubojnë pllakën petri të antibiogramës për 24 orë ;

o Dorëzojnë pllakën tek mjeku pas afatit të nevojshëm të inkubimit për të nxjerrë rezultatet;

o Emërtojnë të gjitha pllakat petri të përdorura me emrin e pacientit;

  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma 3 vjeçare nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Profesionet në këtë grup

  • Balsamosësh kafshësh
  • Laborant në mjekësi
  • Teknik anatomie
  • Teknik bakteriologjie
  • Teknik biologjie
  • Teknik biofizike
  • Teknik biokimie
  • Teknik botanike
  • Teknik citologjie (për qelizën e gjallë)
  • Teknik ekologjie
  • Teknik farmakologjie
  • Teknik fiziologjie
  • Teknik gjenetike
  • Teknik hematologjie
  • Teknik histologjie (indet organike)
  • Teknik i indeve të gjalla
  • Teknik i marrjes së gjakut për transfuzion
  • Teknik i shkencave mjekësorë
  • Teknik patologjie
  • Teknik i bankave të gjakut
  • Ndihmës Specialist, Laborant

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye