3211Teknikë imazherie dhe pajisjesh mjekësore terapeutike
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Teknikët e imazherisë dhe pajisjeve mjekësore terapeutike kryejnë një sërë detyrash që kanë për qëllim të ndihmojnë mjekun radiolog për vendosjen e diagnozës imazherike të pacientit duke siguruar imazhe të trupit ose pjesëve të tij me anë të pajisjeve mjekësore. Ata mund të punësohen në spital shtetëror ose privat ose klinikë private.
Detyrat kryesore
- Mirëmbajnë aparaturat, duke i pastruar dhe testuar ato përpara përdorimit, në mënyrë periodike;
- Kontrollojnë aparaturën për tensionin e aparatit, lëvizshmërinë dhe sigurinë nëpërmjet dry-test (test i thatë);
- Kontrollojnë skanerin duke bërë kalibrimin me ajër çdo ditë dhe kalibrimin me fantomë një herë në muaj;
- Kontrollojnë gjendjen e mjeteve të emergjencës dhe kutisë së ndihmës së shpejtë;
- Aktivizojnë kodin personal të lidhur me pajisjen mjekësore;
- Presin pacientin dhe e informojnë për procedurën, kohëzgjatjen, pozicionimin, mënyrën dhe efektet e pajisjes (zhurma, tinguj, etj.);
- Plotësojnë konsentin e pacientit (formular për marrje përgjegjësie);
- Llogaritin protokollin për procedurën e rrezatimit në varësi të imazhit që do të merret;
- Plotësojnë regjistrin (log book) e çdo pacienti që është paraqitur me shënimet për emrin e përdoruesit, shenja ose efekte të veçanta të ndodhura, orën e ekzaminimit;
- Plotësojnë protokollin e ekzaminimit me procedurën e kryer dhe të dhënat e pacientit;
- Marrin dhe përpunojnë imazhet nga programi operues i makinerisë;
- Transferojnë imazhet tek mjeku radiolog;
- Bëjnërindërtimin e imazheve kur është e nevojshme nëpërmjet programeve kompjuterike;
- Arkivojnë imazhet pas mbarimit të procedurës normale;
- Zbatojnë me përpikmëri kodin e etikës mjekësore profesionale;
- Zbatojnë me përpikmëri protokollet e vendosura nga Shoqata e Teknikëve Radiolog të Evropës;
- Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma 3 vjeçare nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.
Informacion shtesë
Ky është një profesion i rregulluar dhe të gjithë studentët që diplomohen si Teknikë Imazherie duhet të japin provimin e shtetit dhe më pas kanë mundësinë të licencohen nga Urdhri i Infermierit për të ushtruar profesionin e tyre.
Profesionet në këtë grup
- Teknik i përdorimit të pajisjeve mjekësore diagnostikuese të radiografisë
- Teknik i përdorimit të pajisjeve mjekësore diagnostikuese të mamografisë
- Teknik ti përdorimit të pajisjeve mjekësore të terapisë me rrezatim
- Teknik i përdorimit të pajisjeve mjekësore diagnostikuese skaner
- Teknik i mjekësisë nukleare
- Teknik kobaltoterapia
- Teknik imazherie

