2330Mësues të arsimit të mesëm të përgjithshëm

Grup njësi · 18 profesione

Përshkrimi

Mësuesi/ja i/e arsimit të mesëm të përgjithshëm mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë subjekte në nivelin e mesëm arsimor, duke përjashtuar lëndët që synojnë përgatitjen për punësim në fusha specifike profesionale. Ai/Ajo përgatit hartimin dhe përshtatjen e kurrikulave duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron testet dhe vlerësimet e performancës së nxënësve për të matur progresin dhe për të vlerësuar efektivitetin e mësimit.Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla e mesme të përgjithshme publike apo private, kolegje apo institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit të mesëm të përgjithshëm.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë hartimin dhe përshtatjen e kurrikulave për përgatitjen e kurseve të studimit, në përputhje me programin dhe udhëzimet mësimor;
  • Vendosin dhe zbatojnë rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen qetësisë gjatë zhvillimit të mësimit;
  • Përcaktojnë dhe përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit;
  • Përgatitin dhe shpjegojnë mësime në një ose më shumë module apo lëndë mësimore;
  • Vendosin objektiva të qarta për lëndët, njësitë dhe projektet duke ua komunikuar këto objektiva nxënësve;
  • Përgatitin materiale për aktivitetet mësimore;
  • Përshtatin metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve;
  • Vëzhgojnë dhe vlerësojnë performancën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësimin e tyre;
  • Administrojnë testet dhe vlerësimet me gojë ose me shkrim të performancës për të matur progresin dhe për të vlerësuar efektivitetin e mësimit;
  • Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor;
  • Mbikëqyrin projektet e pavarura ose punën në grup të nxënësve;
  • Përgatitin raportet për punën e nxënësve dhe këshillohen me mësuesit e tjerë dhe prindërit mbarëvajtjen e mëtejshme;
  • Marrin pjesë në takimet në lidhje me politikat arsimore apo organizative të shkollës;
  • Kryejnë planifikimin, organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet shkollore si: ekskursione, ngjarjet sportive dhe koncerte;
  • Ofrojnë mësim individual apo udhëzime përmirësuese;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mësuesi apo mësimdhënie.
  • Përbën avantazh të ketë kryer një kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi, sipas kuadrit ligjor në fuqi
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i arsimit të mesëm të përgjithshëm mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:mësues në subjekte apo lëndë të ndryshme sipas studimit të kryer si: Mësues biologjie për shkollat e mesme, filozofie, fizike për shkollat e mesme, gjeografie për shkollat e mesme, gjuhe dhe letërsi.

Profesionet në këtë grup

  • Mësues astronomie
  • Mësues biologjie për shkollat e mesme
  • Mësues filozofie
  • Mësues fizike për shkollat e mesme
  • Mësues gjeografie për shkollat e mesme
  • Mësues gjuhe dhe letërsi
  • Mësues gjuhe për shkollat e mesme
  • Mësues historie për shkollat e mesme
  • Mësues kimie për shkollat e mesme
  • Mësues matematike për shkollat e mesme
  • Mësues shkencave të jetës për shkollat e mesme
  • Mësues të edukimit fizik për shkollat e mesme
  • Mësues të gjuhëve të huaja për shkollat e mesme
  • Mësues të shkencave kompjuterike për shkollat e mesme
  • Mësues të shkencave natyrore
  • Mësues të sociologjisë
  • Mësues të teknologjisë
  • Mësues të vizatimit teknik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye