2320Mësues të shkollave profesionale dhe teknike

Grup njësi · 45 profesione

Përshkrimi

Mësuesi/ja e shkollave profesionale dhe teknike mëson ose udhëzon lëndët dhe praktikat profesionale në institucionet e arsimit profesional, në shkollat e mesme, kolegje dhe qendra të formimit apo trajnimit profesionale për të rritur. Ai/Ajo përgatit studentët për punësimit në profesione të caktuara apo fusha profesionale për të cilat nuk kërkohet arsimi i lartë universitar. Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla profesionale publike apo private, kolegje profesionale, qendra formimi dhe trajnimi profesional, biznese apo institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit dhe formimit profesional apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë dhe zhvillojnë kurrikulat sipas kërkesave të programit kombëtar;
  • Përcaktojnë dhe përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen dhe moshën e individëve;
  • Përcaktojnë nevojat për trajnim të nxënësve dhe bashkëpunojnë me individë, industri dhe sektorët e tjerë të arsimit për të siguruar ofrimin e programeve përkatëse të arsimit dhe trajnimit;
  • Prezantojnë ligjërata dhe nxitin diskutime për të rritur njohuritë dhe kompetencat e nxënësve;
  • Udhëzojnë dhe monitorojnë nxënësit në përdorimin e veglave, pajisjeve dhe materialeve në përputhje me standardet e të nxënit dhe rregullat e sigurimit teknik, për të parandaluar lëndimin dhe dëmtimin e tyre;
  • Vëzhgojnë dhe vlerësojnë punën e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësim e tyre;
  • Administrojnë testet dhe vlerësimet me gojë ose me shkrim të performancës për të matur progresin, për vlerësimin e kompetencës së tyre dhe për të vlerësuar efektivitetin e trajnimit;
  • Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të veprimtarisë mësimore;
  • Mbikëqyrin projektet e pavarura ose në grup, praktikën në terren, punët laboratorike ose veprimtarisëtë tjeramësimore;
  • Ofrojnë mësim individual apo udhëzime përmirësuese;
  • Kryejnë trajnime në vendin e punës duke demonstruar parimet, teknikat, procedurat ose metodat e duhura të mësimdhënies për module/lëndë të caktuara;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në fusha përkatëse.
  • Për pozicione të caktuara brenda këtij grupi, si p.sh. Instruktor praktike në shkolla profesionale, instruktorë të formimit profesionale duhet të kenë kualifikim profesional të nivelit të arsimit të mesëm profesional dhe një përvojë të gjatë [pune në fushën përkatëse profesionale
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i shkollave profesionale dhe teknike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:mësues në module apo lëndë të ndryshme sipas fushës përkatëse të studimit,të tilla si: ekonomie, agrobiznesi, pedagogjie,të hoteleri-turizmit, mësues të infermierisë, instruktor i arsimit dhe formimit profesional etj.

Profesionet në këtë grup

  • Instruktorë në ofruesit e formimit profesional
  • Mësues agrobiznesi
  • Mësues ekonomiksi
  • Mësues/ekonomist administrimi
  • Mësues/ekonomist biznesi
  • Mësues/ekonomist finance
  • Mësues/ekonomist i përgjithshëm
  • Mësues fotografie
  • Mësues gjeologjie
  • Mësues gurgdhendje
  • Mësues muzike për shkollat e mesme profesionale
  • Mësues pedagogjie
  • Mësues shkencave të jetës
  • Mësues skulpture
  • Mësues të arte të bukura
  • Mësues të daktilografisë
  • Mësues të edukimit fetar
  • Mësues të elektroteknikës
  • Mësues të gjuhëve të huaja për shkollat e mesme profesionale
  • Mësues të hoteleri-turizmit
  • Mësues të shërbimeve social shëndetësore
  • Mësues të lëndëve të administrimit të zyrës
  • Mësues të mekanikës
  • Mësues të përpunimit të metalit
  • Mësues të shkencave kompjuterike për shkollat e mesme profesionale
  • Mësues të shkollave të mesme artistike
  • Mësues të shkollave të mesme bujqësore
  • Mësues të shkollave të mesme elektrike
  • Mësues të shkollave të mesme kimike
  • Mësues të shkollave të mesme profesionale
  • Mësues të shkollave të mesme të ndërtimit
  • Mësues të shkollave të mesme të përpunimit të drurit
  • Mësues të shkollave të mesme tregtare
  • Mësues të shkollave të mjeshtërisë sportive
  • Mësues të shtypshkrimit
  • Mësues të teknologjisë së konfeksioneve
  • Mësues të teknologjisë ushqimore
  • Mësues të telekomunikacionit
  • Mësues të vallëzimit
  • Mësues zoologjie
  • Tutor/Trajnues në kompani
  • Instruktor praktike në shkolla profesionale
  • Instruktor kosmetologjie
  • Mësues i arsimi profesional
  • Instruktor i teknologjisë automobilistike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye