2310Mësimdhënës në universitete dhe shkolla të larta

Grup njësi · 80 profesione

Përshkrimi

Mësimdhënësi/ja në universitete dhe shkolla të larta përgatit, jep leksione e seminare dhe kryen mësime në një ose më shumë subjektet brenda një kurs të përcaktuar të studimit, në një universitet apo institucion tjetër të arsimit të lartë. Ai/Ajo kryen hulumtime e kërkime, përgatit dokumente shkencore dhe libra , si dhe përfaqëson universitetin si folës dhe ligjërues, i ftuar në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai/Ajo mund të punësohet në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera të arsimit të lartë.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë hartimin dhe modifikimin e kurrikulave dhe përgatitjen e kurseve të studimit, në përputhje me kërkesat programit universitar;
  • Përgatitin dhe referojnë, shpjegojnë leksione për studentët;
  • Drejtojnë kryerjen e mësimeve, seminare dhe eksperimenteve laboratorike;
  • Nxitin diskutimin dhe mendimin e pavarur në grupin e studentëve;
  • Mbikëqyrin punën, aktivitetet eksperimentale dhe praktikat e ndërmarra nga studentët;
  • Administrojnë dhe vlerësojnë provimet dhe testet e studentëve;
  • Mbikëqyrin drejtpërdrejtë programet kërkimore të studentëve pasuniversitarë ose anëtarëve të tjerë të departamentit;
  • Kryejnë hulumtime në fushën e specializimit dhe publikon gjetjet në revista shkencore ose libra;
  • Përfaqësojnë universitetin si folës dhe ligjërues i ftuar në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Studiojnë dhe zhvillojnë koncepte, teori dhe metodat operative për aplikim në industriale dhe fusha të tjera;
  • Ofrojnë shërbime profesionale konsultative për administratën shtetërore, organizata të biznesit, të industrisë dhe individë privatë;
  • Përgatitin libra shkencore, raporte, letra ose artikuj;
  • Marrin pjesë në mbledhjet e departamenteve të institucioneve të arsimit të lartë dhe në konferenca e seminare të ndryshme;
  • Këshillojnë studentët në kurse, çështje akademike dhe vendime të karrierës;
  • Kryejnë një shumëllojshmëri të detyrave administrative, kur i kërkohen;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë kodin e etikës.

Kërkesat

  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në fusha përkatëse të mësimdhënies, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësimdhënës në universitete dhe shkolla të larta mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse (asistent laborantë në universitet, laborant në universitet, asistent pedagog, pedagog, profesor universiteti, punonjës për kërkime shkencore, kancelar, dekan etj.).

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: asistent pedagog, pedagog, asistent laborantë në universitet, laborant në universitet, profesor universiteti, punonjës për kërkime shkencore.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent laborantë në universitet
  • Asistent pedagog
  • Laborant në universitet
  • Pedagog anatomi
  • Pedagog antropologji
  • Pedagog arkeologji
  • Pedagog arkitekture
  • Pedagog astronomie
  • Pedagog bakteriologji
  • Pedagog biokimist
  • Pedagog biologji
  • Pedagog botanik
  • Pedagog drame
  • Pedagog drejtim biznesi
  • Pedagog finance
  • Pedagog fusha e kompjuterit
  • Pedagog gjeografie
  • Pedagog i historisë së arteve
  • Pedagog i obstetrikës
  • Pedagog kërcim
  • Pedagog kimist
  • Pedagog marine (në lundrim)
  • Pedagog në administrim publik
  • Pedagog në akademinë e arteve
  • Pedagog në biznes ndërkombëtar
  • Pedagog në dietologji
  • Pedagog në drejtësi
  • Pedagog në farmakologji
  • Pedagog në filologji
  • Pedagog në filozofi
  • Pedagog në fizike
  • Pedagog në fizioterapi
  • Pedagog në fushën e pyjeve
  • Pedagog në gazetari
  • Pedagog në gjeodezi
  • Pedagog në gjeofizik
  • Pedagog në gjeologji
  • Pedagog në histori
  • Pedagog në inxhinieri
  • Pedagog në inxhinieri civile
  • Pedagog në inxhinieri elektronike
  • Pedagog në inxhinieri elektrike
  • Pedagog në inxhinieri kimike
  • Pedagog në inxhinieri mekanike
  • Pedagog në inxhinieri telekomunikacioni
  • Pedagog në kopshtari
  • Pedagog në letërsi
  • Pedagog në marketing
  • Pedagog në matematik
  • Pedagog në metalurgji
  • Pedagog në mineralogji
  • Pedagog në muzike
  • Pedagog në osteopati
  • Pedagog në patologji
  • Pedagog në pedagogji
  • Pedagog në për mjekësi
  • Pedagog në projektim industrial
  • Pedagog në psikologji
  • Pedagog në radiologji
  • Pedagog në shërbime transporti
  • Pedagog në shkencat ekonomike
  • Pedagog në shkencat sociale
  • Pedagog në shkencat ushtarake
  • Pedagog në shkencat veterinare
  • Pedagog në skulpturë
  • Pedagog në sociologji
  • Pedagog në statistikë
  • Pedagog në stomatologji
  • Pedagog në teknologji tekstili
  • Pedagog në teknologji ushqimore
  • Pedagog në telekomunikacion
  • Pedagog në zoologji
  • Pedagog shkenca bujqësore
  • Pedagog teknologjie ndërtimi
  • Pedagog universiteti
  • Profesor universiteti
  • Punonjës për kërkime shkencore
  • Pedagog në arsimin e lartë
  • Lektor
  • Profesor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye