221Mjekë

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Përshkrim i përgjithshëm i grupit të profesioneve “Mjekë”, niveli i katërt i kompetencës në LKP.

Mjekët kryejnë diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëmtimeve, plagosjeve dhe llojeve të tjera tëdëmtimeve fizike ose mendore, duke përdorur teknika të specializuara testuese, diagnostikuese, mjekësore, kirurgjike, fizike dhe psikiatrike, si dhe principet dhe procedurat e mjekësisë moderne. Ata urdhërojnë kryerjen e testeve të ndryshme laboratorike dhe procedurave të tjera diagnostikuese për të përcaktuar dhe vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor, natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes, duke u konsultuar me mjekë dhe specialistë të tjerë mjekësore.Kryejnë përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese, si dhe orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara.Ata mund të punësohen në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore dhe shkencore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Marrin informacion mbi historikun e sëmundjes duke pyetur pacientin dhe familjarë e tij;
  • Urdhërojnë kryerjen e teste të ndryshme laboratorike, rreze-X dhe procedura të tjera diagnostikuese për të përcaktuar natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes;
  • Konsultohen me mjekë dhe specialistë të tjera mjekësore për të vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor të pacientëve;
  • Kryejnë përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese;
  • Orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara si: ndërhyrje kirurgjikale dhe procedura të tjera klinike, qendra rehabilitimi ose lloje të tjera qendrash të kujdesit shëndetësor;
  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e çrregullimeve ose sëmundjeve;
  • Kryejnë identifikimin, manaxhimin dhe dhënien e informacionit dhe kujdesit para, gjatë dhe pas shtatzënisë;
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit;
  • Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet që duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhura ligjore dhe profesionale;
  • Kryejnë kërkime mbi shëndetin dhe shërbimet mjekësore për njerëzit;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të ketë kryer specializime afatgjata në këtë profesion, sipas ligjit përkatës të arsimit të lartë;
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye