2211Mjekë të përgjithshëm

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Mjeku/ja e përgjithshme diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, plagosje dhe lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore, shëndetin e përgjithshëm të njerëzve duke aplikuar principe dhe procedura të mjekësisë moderne. Ai/Ajo urdhëron kryerjen e testeve të ndryshme laboratorike dhe procedura të tjera diagnostikuese për të përcaktuar dhe vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor, natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes, duke u konsultuar me mjekë dhe specialistë të tjerë mjekësore, kryen përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese, si dhe orienton pacientin për shërbime të tjera të specializuara. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione shtetërore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Marrin në pyetje pacientin dhe familjarë për të mësuar më tepër rreth historisë së sëmundjes dhe për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Urdhërojnë kryerjen e teste të ndryshme laboratorike, rreze-X dhe procedura të tjera diagnostikuese për të përcaktuar natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes;
  • Konsultohen me mjekë dhe specialistë të tjerë mjekësore për të vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor të pacientëve;
  • Kryejnë përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese;
  • Orientojnë pacientët për kryerjen e vaksinimeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve;
  • Japin kujdes të vazhdueshëm mjekësor për pacientët;
  • Orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara si: ndërhyrje kirurgjikale dhe procedura të tjera klinike;
  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e çrregullimeve ose sëmundjeve;
  • Japin referenca pacientëve dhe familjeve për kujdes të specializuar në spitale, qendra rehabilitimi ose lloje të tjera qendrash të kujdesit shëndetësor;
  • Kryejnë identifikimin, manaxhimin dhe dhënien e informacionit dhe kujdesit para, gjatë dhe pas shtatzënisë;
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit;
  • Shkëmbejnë informacione me mjekët specialistë dhe punonjësit e tjerë mjekësor sipas nevojave për kujdes mjekësor të vazhdueshëm;
  • Ofrojnë këshillime dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre në një gamë të gjerë të çështjeve të shëndetit dhe mënyrës së jetesës;
  • Mbikëqyrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në shtëpi;
  • Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet që duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhura ligjore dhe profesionale;
  • Kryejnë kërkime mbi shëndetin dhe shërbimet mjekësore për njerëzit;
  • Planifikojnë programe që shërbejnë për parandalimin e zhvillimit dhe përhapjes së sëmundjeve të zakonshme;
  • Marrin pjesë në programe për parandalimin e zhvillimit dhe përhapjen e sëmundjeve të zakonshme.
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të ketë kryer specializime afatgjata në këtë profesion, sipas ligjit përkatës të arsimit të lartë;
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mjek i përgjithshëm mund të specializohet në një nga specialitetet e mjekësisë, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mjekësisë.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mjek, mjek, ekspert ligjor, mjek në familje, në qendrat shëndetësore, mjekë i përgjithshëm, mjek, vlerësues dëmesh shëndetësore në sigurime.

Profesionet në këtë grup

  • Mjek
  • Mjek, ekspert ligjor
  • Mjek në familje
  • Mjek i kujdesit shëndetësor parësor
  • Mjek terapish
  • Mjek në qendrat shëndetësore
  • Mjek i përgjithshëm
  • Mjek, vlerësues i dëmeve shëndetësore në sigurime
  • Mjek në sigurimet e jetës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye