2212Mjekë të specializuar

Grup njësi · 46 profesione

Përshkrimi

Mjeku/ja e specializuar e përgjithshme diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, plagosje dhe lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore duke përdorur teknika të specializuara testuese, diagnostikuese, mjekësore, kirurgjike, fizike dhe psikiatrike, duke përdorur principet dhe procedurat e mjekësisë moderne. Ai/Ajo orienton pacientin për shërbime të tjera të specializuara duke bashkëpunuar me specialistë të tjerë të fushës, si dhe kryen përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese. Ai/Ajo specializohet në disa kategori sëmundjesh, llojesh të pacientëve ose metoda trajtimi dhe mund të zhvillon edukime ose kërkime mjekësore në fushën e zgjedhur të specializimit. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë natyrën, shkakun dhe zhvillimin e sëmundjeve të njerëzve dhe ndryshimet strukturore dhe funksionale të shkaktuara nga sëmundjet;
  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Marrin në pyetje pacientin dhe familjarë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Konsiderojnë informacionet mjekësore të dhëna nga mjeku referues ose të dhëna të tjerë të shëndetit mjekësor;
  • Urdhërojnë kryerjen e analizave mikroskopike dhe kimike të mostrave laboratorike dhe teste diagnostikuese të specializuara për të përcaktuar natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes;
  • Orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara si: ndërhyrje kirurgjikale dhe procedura të tjera klinike;
  • Kryejnë përshkrimin dhe administrimin e trajtimeve, mjekimeve, anestezisë, psikoterapisë, programeve të rehabilitimit fizik dhe masave të tjera parandaluese ose kuruese;
  • Monitorojnë reagimin e trajtimeve të dhëna te pacienti;
  • Kryejnë ndërhyrje kirurgjikale të natyrës së përgjithshme ose të specializuar;
  • Kryejnë dhe mbikëqyrin procedurat kirurgjikale për të korrigjuar anomalitë fizike, mangësitë dhe kryer riparime;
  • Informojnë pacientët familjet dhe komunitetet për masat parandaluese, trajtimet dhe kujdesin për sëmundje specifike;
  • Kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes;
  • Menaxhojnë komplikacionet e para, gjatë dhe pas shtatzënisë;
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit;
  • Shkëmbejnë informacione me profesionistë të tjerë shëndetësorë për të siguruar dhënien e një kujdesi mjekësor gjithëpërfshirës;
  • Ofrojnë këshillime dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre në një gamë të gjerë të çështjeve të shëndetit dhe mënyrës së jetesës;
  • Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet qe duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhura ligjore dhe profesionale;
  • Kryejnë kërkime mbi shëndetin dhe shërbimet mjekësore për njerëzit;
  • Planifikojnë dhe marrin pjesë në programe që shërbejnë për parandalimin, zhvillimit dhe përhapjen e sëmundjeve të zakonshme;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të ketë kryer specializime afatgjata në këtë profesion, sipas kuadrit ligjor përkatës të arsimin e lartë;
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mjek i përgjithshëm mund të specializohet në një nga specialitetet e mjekësisë, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mjekësisë.

Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mjekësi dhe specializim 3 vjeçar në fushën përkatëse.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: anestezist reanimator, dermatolog, neurolog, mjek/obstetër, mjek/okulist, endokrinolog, gastroenterolog, gjinekolog, kardiolog, pneumolog, psikiatër etj.

Profesionet në këtë grup

  • Anestezist reanimator
  • Dermatolog
  • Mjek/neurologji
  • Mjek/obstetër
  • Mjek/okulist
  • Mjek/ortoped
  • Mjek/otorino
  • Mjek/pediatër
  • Mjek/psikiatër
  • Mjek/radiolog
  • Endokrinolog
  • Gastroenterolog
  • Gjinekolog
  • Kardiolog
  • Kirurg laringolog
  • Kirurg në hemodinamikë
  • Kirurg në kardiologji
  • Kirurg në kirurgjinë ortopedike
  • Kirurg në kirurgjinë osteopatike
  • Kirurg në kirurgjinë plastike
  • Kirurg në neurokirurgji
  • Kirurg për mushkri
  • Mjek estetist
  • Mjek infeksionit
  • Mjek laboratori bakteriolog
  • Mjek laboratori klinik-biokimik
  • Mjek në osteopati
  • Nefrolog
  • Pneumolog
  • Psikiatër
  • Rheumatolog
  • Kirurg
  • Mjek familjeje
  • Specialist i mjekësisë parandaluese
  • Mjek specialist për trauma
  • Mjek neonatolog reaminator
  • Specialist në mjekësi të urgjencës
  • Mjek onkolog
  • Anestezist
  • Alergolog
  • Mjek specialist (shëndet publik)
  • Hematolog
  • Specialist në mjekësi interne
  • Mjek kirurgji vaskulare
  • Mjek urolog
  • Mjek toksikolog.

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye