143Drejtues të tjerë të paklasifikuar diku tjetër
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Drejtuesit e tjerë të paklasifikuar diku tjetër planifikojnë, organizojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e institucioneve që ofrojnë shërbime sportive, kulturore, rekreative, të udhëtimit dhe shërbime të tjera relaksuese.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë dhe organizojnë një tërësi shërbimesh ose veprimtarish të ofruara;
- Sigurojnë që objektet janë mbajtur pastër dhe në gjendje të mirë;
- Ndjekin dhe aplikojnë mënyra/forma të reja të arteve/lojërave/prodhimeve teknologjike me qëllim pasurimin e veprimtarisë së qendrës;
- Këshillojnë mbi disponueshmërinë e objekteve dhe promovojnë publicitetin e qendrës;
- Mbikëqyrin manaxhimin e buxhetit, kontrollin e shpenzimeve dhe sigurohen për përdorimin efikas të tyre;
- Planifikojnë dhe menaxhojnë veprimtarinë e përditshme;
- Kontrollojnë përzgjedhjen, zhvillimin dhe performancën e personelit;
- Sigurojnë respektimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Kërkesat
- Preferohet të kenë përfunduar studimet universitare;
- Të ketë eksperienca pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të posaçme në lidhje veprimtarinë të cilën drejton.
Informacion shtesë
Në këto lloj pozicionesh mund kërkohen disa cilësi të veçanta si njohja e disiplinave të sportit, kinematografisë apo kulturës. Përbëjnë avantazhe për këto lloj pozicionesh aftësitë në komunikim, aftësitë organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup si dhe çdo aftësi tjetër që shkon në interes të qendrës.

