14Drejtues të shërbimeve të mikpritjes, të tregtisë me pakicë dhe shumicë dhe shërbimeve të tjera

Nëngrup i madh · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e shërbimeve të mikpritjes, të tregtisë me pakicë dhe shumicë dhe shërbimeve të tjera planifikojnë, organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë e njësive ekonomike të cilat ofrojnë akomodim, mikpritje, shitje me pakicë, shumicë dhe shërbime të tjera.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë dhe organizojnë funksione të veçanta, veprimtari sportive dhe argëtuese, si dhe një tërësi produktesh në përputhje me standardet e kërkuara të shërbimit;
  • Promovojnë dhe shesin mallra dhe shërbimeve;
  • Respektojnë legjislacionin përkatës lidhur me pijet, lojërat, shëndetin, si dhe rregullore të tjera;
  • Zhvillojnë dhe rishikojnë politika, programe dhe procedura në lidhje me marrëdhëniet me konsumatorët, si dhe mallrat dhe shërbimet e ofruara;
  • Promovojnë mallrat dhe shërbimet në konferenca, panaire, etj.;
  • Organizojnë blerjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, të pajisjeve dhe të karburantit, si dhe transportimin e sigurt të mallrave;
  • Kontrollojnë përzgjedhjen, trajnimin dhe mbikëqyrjen e personelit;
  • Sigurojnë respektimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Kërkesat

  • Preferohet Arsim i lartë;
  • Aftësi komunikimi profesional me klientët, bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit etj.;
  • Të ketë aftësi për të vepruar.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye