1439Drejtues të tjerë të paklasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit etjerë të paklasifikuar diku tjetër planifikojnë, organizojnë, drejtojnë aktivitetet e përditshme në këto organizata. Ata kryejnë funksione administrative, mbikëqyrin personelin, kontrollojnë shpenzimet e buxhetit të organizatës dhe garantojnë zhvillimin e aktiviteteve sipas programeve, orareve apo afateve të përcaktuara.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë dhe zbatojnë programin, kalendarin e aktivitete dhe punëve të përditshme;
- Administrojnë personelin, përcaktojnë oraret e punës, turnet etj. për mbarëvajtjen e punës;
- Rekrutojnë punonjës të rinj dhe mbikëqyrin trajnimin e tyre;
- Menaxhojnë buxhetet e përcaktuara të organizatës dhe kujdesen që shpenzimet të bëhen në mënyrë eficiente;
- Mbikëqyrin dhe kontrollojnë gjithë të ardhurat nga kazinoja, qendra tregtare apo të ardhurat nga biletat e qendrave kulturore e sportive;
- Krijojnë programe marketingu për të promovuar organizatën, ideojnë oferta dhe programe tërheqëse për komunitetin;
- Mbikëqyrin gjithë mjediset e organizatës, urdhërojnë masa sigurie, blerjen e pajisjeve të sigurisë dhe monitorojnë instalimin e tyre;
- Mbikëqyrin higjienën dhe drejtojnë çdo punë tjetër administrative;
- Mbikëqyrin riparimin e pajisjeve apo faciliteteve të tjera të organizatës;
- Nënshkruajnë kontrata për shërbime për organizatën me palë të treta që i ofrojnë këto shërbime;
- Përfaqësojnë organizatën në takime, forume, organizime të ndryshme;
- Drejtojnë personelin përfshirë rekrutime, trajnime, mbikëqyrje dhe vlerësojnë punën e personelit;
- Rishikojnë gjithë raportet javore, mujore a vjetore të organizatës dhe raportojnë para pronarëve, aksionerëve,bordeve drejtuese etj.;
- Përgatisin tendera apo aplikime për grante, për donacione dhe lobojnë në emër të organizatës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
- Rritin aftësitë e tyre profesionale.
Kërkesat
- Arsim i mesëm apo i lartë ne varësi të pozicionit të punës
- Aftësi për të vepruar;
- Aftësi analitike dhe drejtuese.
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë punën edhe si teknik apo specialist i thjeshtë në këto organizata. Duke pasur thjesht një arsim të mesëm por aftësi të veçanta si në rastin e qendrave kulturore apo sportive ai mund të zgjidhet si drejtues i tyre. Me kualifikime shtesë, me eksperiencë në punë, dhe aftësi drejtuese ai mund të emërohet drejtues në këto qendra. Pas arsimit të lartë apo pasuniversitar, kurseve të ndryshme profesionale ai mund të menaxhojë organizata më të mëdha. Një individ i tillë mund të jetë i vetëpunësuar në rastin e qendrave tregtare apo kazinove ose i emëruar në rastin e qendrave kulturore e sportive.
Profesionet në këtë grup
- Manaxher agjencie udhëtimi
- Manaxher qendre konferencash
- Manaxher qendre kontakti
- Manaxher qendre tregtare
- Manaxher kampingu

