1431Drejtues të qendrave rekreative, kulturore dhe sportive

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e qendrave rekreative, kulturore dhe sportive organizojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e qendrave të cilat ofrojnë aktivitete sportive, artistike, teatrale apo çdo aktivitet tjetër i cili ka për qëllim, argëtimin, relaksimin dhe qetësimin.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë rrethin e aktiviteteve argëtuese, sportive, kulturore të cilat do të ofrohen nga qendra;
  • Sigurojnë mirëmbajtjen dhe higjienën e objekteve/pajisjeve të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit;
  • Ndjekin dhe aplikojnë mënyra a forma të reja të arteve/lojërave/prodhimeve teknologjike me qëllim pasurimin e veprimtarisë së qendrës;
  • Sigurojnë reklamimin dhe publikimin e aktiviteteve të qendrës me qëllim rritjen e pjesëmarrësve në aktivitete;
  • Kontrollojnë dhe sigurohen për kolaudimin e pajisjeve të cilat shërbejnë për mbarëvajtjen e aktivitetit të qendrës;
  • Mbikëqyrin manaxhimin e buxhetit, kontrollin e shpenzimeve dhe sigurohen për përdorimin efikas të tyre;
  • Planifikojnë dhe drejtojnë operacionet e përditshme;
  • Përzgjedhin, pranojnë, liron dhe vlerësojnë përformancën e personelit me të cilin punojnë;
  • Sigurojnë zbatueshmërinë e rregullave që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në aktivitetet e qendrës.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare;
  • Të ketë eksperienca pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  • Aftësi të posaçme në lidhje veprimtarinë të cilën drejton;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Në këto lloj pozicionesh mund kërkohen disa cilësi të veçanta si njohja e disiplinave të sportit, kinematografisë apo kulturës. Përbëjnë avantazhe për këto lloj pozicionesh aftësitë në komunikim, aftësitë organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup si dhe çdo aftësi tjetër që shkon në interes të qendrës.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor të qendrave rekreative
  • Drejtor në departamente sporteve
  • Drejtor në klube shumë-sportesh
  • Drejtor në klube sportive
  • Drejtor në klube të futbollit
  • Manaxher kazinoje
  • Manaxher kinemaje
  • Manaxher qendre sportive
  • Manaxher qendre argëtuese
  • Manaxher qendre kursesh kalërimi
  • Manaxher salle bilardo apo pishine
  • Manaxher teatri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye