141Drejtues në hotele dhe restorante

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit në hotele dhe restorante planifikojnë, organizojnë, kontrollojnë dhe drejtojnë veprimtarinë e njësive ekonomike që ofrojnë strehim, ushqim, pije dhe shërbime të tjera në sektorin e mikpritjes.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë dhe organizojnë veprimtari argëtuese, sportive, lojërave, etj.;
  • Drejtojnë dhe mbikëqyrin rezervimin, pritjen, shërbimin në dhomë dhe shërbimet e tjera të mirëmbajtjes së njësisë së shërbimit;
  • Respektojnë legjislacionin përkatës lidhur me pijet, lojërat, shëndetin, si dhe rregullore të tjera;
  • Monitorojnë cilësinë në të gjitha fazat e përgatitjes dhe prezantimit të ushqimit dhe të shërbimeve;
  • Kontrollojnë përzgjedhjen, trajnimin dhe mbikëqyrjen e personelit;
  • Sigurojnë respektimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Kërkesat

  • Preferohet Arsim i lartë por edhe me arsim të mesëm mund të hyhet në profesion;
  • Aftësi komunikimi profesional me klientët, bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit etj.;
  • Të ketë aftësi për të vepruar.

Informacion shtesë

Një drejtues hoteli dhe restoranti mund të punojë dhe në pozicione të tjera manaxhimi si manaxher i burimeve njerëzore, drejtues në prodhim, manaxher marketingu dhe reklamimi, Drejtues shitjesh, drejtues i marrëdhënieve me publikun etj.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye