1412Drejtues në restorante

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Përshkrim i përgjithshëm i grupit të profesioneve “Drejtues në restorante”, niveli i tretë i kompetencës në LKP.

Drejtuesit e restoranteve drejtojnë, planifikojnë, koordinojnë, vlerësojnë, mbikëqyrin punën për mbarëvajtjen dhe funksionimin e punës në restorante, kafene apo organizime të ngjashme për t’u ofruar klientëve shërbime cilësore ushqimi ose katering.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë menynë në konsultim me shefat dhe kuzhinierët;
  • Planifikojnë dhe garantojnë blerjen e produkteve sipas buxhetit që kanë përcaktuar;
  • Mbajnë gjithë të dhënat e produkteve stok;
  • Kontrollojnë të gjitha llogaritë financiare, mbikëqyrin ose kryejnë transaksione financiare;
  • Garantojnë cilësinë e ushqimit dhe shërbimin maksimal ndaj klientit;
  • Garantojnë që gjithë mjediset e kuzhinës, të sallës së restorantit apo dhe magazina apo pajisjet e tjera frigoriferike ku mbahen ushqimet, të jenë të pastra dhe në përputhje me rregullat e mbrojtjes së shëndetit;
  • Komunikojnë me klientët për të marrë vlerësimet e tyre për ushqimin dhe shërbimin;
  • Zgjedhin personelin, përcaktojnë orët e tyre të punës dhe mbikëqyrin performancën e tyre;
  • Trajnojnë personelin për shërbimin profesional ndaj klientit dhe komunikimin ndaj klientit;
  • Marrin rezervime, mirëpresin të ftuarit dhe asistojnë në marrjen e porosive;
  • Negociojnë çmime me klientët apo furnitorët;
  • Bëjnë oferta, projektojnë promocione për restorantin në raste festash etj.;
  • Ndjekin me vëmendje zhvillimet në legjislacionin e punësimit kombëtare apo lokale lidhur me ligjet dhe rregulloret;
  • Inspektojnë dhe udhëheqin riparimet dhe pastërtinë e pronës për të siguruar mirëmbajtjen optimale, pastërtinë në mjediset brenda dhe pamjen e përgjithshme të pronës;
  • Përfaqësojnë organizatën në takime ku diskutohet për turizmin, hotelerinë, kulinarinë etj.;
  • Respektojnë gjithë rregullat higjienës, sigurisë, shëndetit në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Arsim i mesëm ose i lartë;
  • Preferohen kualifikime profesionale në gastronomi manaxhim, marketing, turizëm;
  • Aftësi komunikimi.

Informacion shtesë

Një individ në këtë profesion mund të nisë punën si ndihmës kuzhinier, kuzhinier, kamarier etj. Më pas, falë eksperiencës ose dhe kualifikimeve apo kurseve profesionale ai mund të bëhet një drejtues restoranti.

Drejtuesi i hotelit dhe i restorantit mund të punësohet në pozicione të tjera manaxhimi, si manaxher i burimeve njerëzore, drejtues në prodhim, manaxher marketingu dhe reklamimi, drejtues shitjesh, drejtues i marrëdhënieve me publikun.

Profesionet në këtë grup

  • Manaxher bar-kafe
  • Manaxher restoranti
  • Manaxher shërbimesh katering

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye