9520Shitës ambulant ( përveç ushqimeve)
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Shitësi ambulant( përveç ushqimeve) shet zakonisht një gamë të kufizuar të mallrave (duke përjashtuar ushqimet për konsum të menjëhershëm) në rrugë dhe vende publike të tilla si stacionet e autobusit dhe të trenit, kinematë apo teatrot.
Shitësit në rrugë e në tregjet e tezgave të produkteve ushqimore të freskëta jo të destinuara për konsum të menjëhershëm (të tilla si fruta, perime, mish dhe produkte të qumështit) janë klasifikuar në grupin 5211. Shitësit në rrugë e në tregjet e tezgave të një shumëllojshmërie të ushqimeve të përgatitura dhe të artikujve ushqimor për konsum të menjëhershëm janë klasifikuar në grupin 5246. Shitësit në rrugë dhe vende publike të ushqimit dhe të pijeve për konsum të menjëhershëm që serviren nëpërmjet karrocave që shtyhen me dorë, furgonëve, tabakave ose shportave janë klasifikuar në grupin e njësisë 5212. Shitësit në rrugë dhe vende publike të artikujve jo ushqimorë (apo ushqimorë të para-paketuara që nuk prishen të tilla si ëmbëlsira), të cilat serviren nëpërmjet karrocave që shtyhen me dorë, furgonëve, tabakave ose shportave janë klasifikuar në grupin 9520.
Detyrat kryesore
- Blejnë ose marrin objekte për shitje, apo bëjnë sende të thjeshta për ti shitur;
- Ngarkojnë dhe shkarkojnë shporta, tabaka, karroca dore, biçikleta ose mjete të tjera për transportin e mallrave në rrugë apo vende publike të tilla si stacionet e trenave apo autobusëve apo kinematë;
- Paraqesin mallin në vende të dukshme ose njoftojnë me thirrje për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit;
- I afrohen klientëve potencialë në rrugë dhe i paraqesin mallra për shitje;
- Kryejnë marrjen e pagesës në çast;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shtetëror;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
- Të njohë rregullat bazë të sjelljes me njerëzit dhe t’i respektojë ato;
- Korrektësia në punë është element themelor në këtë shërbim;
- Të njohë shumë mirë procedurat për kryerjen e këtij shërbimi;
Informacion shtesë
Individi mund të hyjë në profesion si ndihmës pranë një personi me eksperiencë më të gjatë kohore në këtë fushë.
Kryerja me devotshmëri e punës në njësi të licencuara për shërbime të tilla mund te bëjë të mundur kalimin në nivelin punëtor i kualifikuar.
Kualifikimi i mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të bëjë që një shitës ambulant(duke përjashtuar ushqimet për konsum të menjëhershëm) të marrë funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Ofruesit e këtij shërbimi në të shumtën e rasteve punojnë pa orar fiks dhe janë të angazhuar edhe në fundjavë apo në ditë festash apo pushimi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Gazetashitës
- Shitës ambulant
- Shitës ambulant artikujsh të imët
- Shitës produktesh joushqimore në rrugë
- Shitës program teatri
- Shitës uji të pijshëm

