952Shitës ambulant

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Shitësit ambulant shesin një gamë të kufizuar artikujsh, zakonisht mallra të ndryshëm (duke përjashtuar ushqim për konsumi të menjëhershëm) në rrugë dhe vende publike të tilla si: stacione të ndryshme, kinema apo teatro, parqe lodrash etj. Ata komunikojnë me klientët potencial në rrugë duke u ofruar mallrat e tyre dhe duke marrë pagesën e menjëhershme për shitjet e kryera. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh tregtare, apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë blerjen ose marrjen e artikujve për shitje;
  • Kryejnë ngarkim – shkarkimin e artikujve që do të shesin;
  • Drejtojnë karroca të vogla, biçikleta, kamion ose automjete të tjera, për të transportuar mallra në rrugë ose vende publike si p.sh.: stacionet, kinema etj;
  • Sistemojnë dhe reklamojnë mallrat, artikujt për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit;
  • Komunikojnë me klientët potencial në rrugë dhe duke ofruar mallra për shitje;
  • Kryejnë marrjen e pagesës së menjëhershme për shitjet e kryera;
  • Kryejnë llogaritje të thjeshta për shitjet dhe blerjet e bëra;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye