9510Punëtorë për shërbime të ndryshme në rrugë

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Punëtori i shërbimeve në rrugë dhe të tjera të ngjashme ofron një shumëllojshmëri të shërbimeve në rrugë dhe në vende të tjera publike, duke përfshirë lustrimin e pastrimin e këpucëve, larjen xhamave të makinave, kryen porosi, shpërndan fletushka, kujdeset për pasuri të ndryshme dhe ofron e shërbime të tjera që dalin përpara në rrugë.

Detyrat kryesore

  • Marrin dhe përdorin materiale të nevojshme për kryerjen e shërbimeve;
  • U afrohen njerëzve në rrugë për të ofruar shërbime;
  • Pastrojnë dhe lustrojnë këpucë;
  • Lajnë dhe pastrojnë xhamat e makinave;
  • Kryejnë porosi të llojeve të ndryshme;
  • Ndihmojnë shoferët për të gjetur një vend parkimi dhe ruajnë makinën të mos dëmtohet gjatë mungesës së shoferit;
  • Shpërndajnë fletushkat dhe gazetat që ofrohen pa pagesë;
  • Marrin pagesë në çast për punën që kryejnë.
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shtetëror.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
  • Të njohë rregullat bazë të sjelljes me njerëzit dhe t’i respektojë ato.
  • Të njohë shumë mirë procedurat për kryerjen e këtij shërbimi.
  • Trajnimet dhe kualifikimet apo eksperienca në shërbime të ngjashme japin përparësi për punësim.

Informacion shtesë

Individi mund të hyjë në profesion si ndihmës pranë një personi me eksperiencë më të gjatë kohore në këtë fushë.

Ofruesit e këtij shërbimi në të shumtën e rasteve punojnë pa orar fiks dhe janë të angazhuar edhe në fundjavë apo në ditë festash apo pushimi.

Kryerja me devotshmëri e punës në njësi të licencuara për shërbime të tilla mund te bëjë të mundur kalimin në nivelin punëtor i kualifikuar.

Kualifikimi i mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të bëjë që një punëtor për shërbime të ndryshme në rrugë të ndërmarrë funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Lustraxhi
  • Xhamalarës makinash në rrugë
  • Punëtor në shërbim porosie
  • Roje makinash
  • Shpërndarës gazetash falas në rrugë
  • Shpërndarës fletëpalosje reklamash

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye