951Punëtorë për shërbime të ndryshme në rrugë
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët për shërbime të ndryshme në rrugë ofrojnë një shumëllojshmëri të shërbimeve në rrugë, në vende parkimi dhe në vende të tjera publike, duke përfshirë pastrimin dhe lustrimin e këpucëve, larjen e xhamave të makinave apo shërbime të tjera në rrugë. Ata ndihmojnë shoferët në vendet e parkimit, kryejnë ruajtjen e mjeteve të parkuara, si dhe shpërndajnë gazeta dhe fletëpalosje të ndryshme në vende publike. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë marrjen e materialeve të nevojshme për kryerjen e shërbimeve në rrugë apo në vende të tjera publike;
- Ofrojnë shërbime në rrugë për njerëzit, si pastrim dhe lustrim këpucë;
- Kryejnë pastrimin dhe lustrimin e xhamave të makinave;
- Ndihmojnë shoferët për të gjetur një vend parkimi dhe ruajtjen e saj gjatë mungesës së shoferit;
- Shpërndajnë fletëpalosje, revista dhe gazeta falas në vende publike;
- Kryejnë marrjen e pagesës së menjëhershme për aktivitetin e kryer;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

