833Shoferë autobusi dhe të makinave të rënda
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Shoferët e autobusëve dhe të makinave të rënda drejtojnë autobusët për transportimin e udhëtarëve, makinat e rënda dhe kamionë me apo pa rimorkio, makina vetëshkarkuese etj. për transportimin e mallrave, lëngjeve dhe materialeve të rënda në distanca të shkurta dhe të gjata, duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, shoqëri turistike, në kompani ndërtimi apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës;
- Drejtojnë autobusin duke siguruar transportin e udhëtarëve ose një automjet të rëndë me motor, të tilla si një kamion me ose pa rimorkio, makina vetëshkarkuese ose një trailer të transportit të mallrave, lëngjeve apo materialeve të tjera të rënda në distanca të shkurtra apo të gjata;
- Hapin dhe mbyllin dyert para dhe pasi pasagjerët të ngjiten apo zbresin nga autobusi;
- Kontrollojnë ndriçimin, ngrohjen dhe ventilimin në autobusë;
- Kujdesen për transport të sigurt të mallrave duke i siguruar, lidhur dhe mbuluar ato për të parandaluar humbjen dhe dëmtimin;
- Kontrollojnë dokumentet shoqëruese të mallrave dhe grumbullojnë pagesat përkatëse;
- Kontrollojnë trafikun dhe përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion;
- Kontrollojnë biletën dhe mbledhin tarifën përkatëse të transportit të udhëtarëve kur është e nevojshme;
- Ndihmojnë udhëtarët për bagazhet;
- Përdorin pajisje për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave;
- Zbatojnë rregulloren e transportit rrugor;
- Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të mjetit motorik dhe rregullojnë mirëmbajtje dhe riparime të mëdha;
- Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi të automjetit në nivelin përkatës.
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një shofer autobusi dhe i makinave të rënda mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: shoferë autobusi, drejtues të makinave zjarrfikëse, drejtues të makinave të betonit, drejtues të makinave frigoriferike, drejtues të makinave të shtrimit të rrugëve, të makinave të pastrimit të dëborës, të makinave frigoriferike etj.

