8331Shoferë autobusi

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Shoferi i autobusit drejton autobusët për transportimin e udhëtarëve, në distanca të shkurta dhe të gjata apo në vende turistike, duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm dhe duke zbatuar rregullat e transportit rrugor. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme për transportin e të punësuarve apo personelit, në kompani shërbimesh transporti udhëtarësh, shoqëri turistike apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës;
  • Drejtojnë autobusin duke siguruar transportin e udhëtarëve në distanca të shkurtra apo të gjata;
  • Hapin dhe mbyllin dyert para dhe pasi pasagjerët të ngjiten apo zbresin nga autobusi;
  • Kontrollojnë sinjalet dhe ndriçimin, ngrohjen dhe ventilimin në autobusë;
  • Kontrollojnë trafikun dhe përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion;
  • Kontrollojnë biletën dhe mbledhin tarifën përkatëse të transportit të udhëtarëve kur është e nevojshme;
  • Ndihmojnë udhëtarët për bagazhet;
  • Zbatojnë rregulloren e transportit rrugor për transport udhëtarësh;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të mjetit motorik dhe rregullojnë mirëmbajtje dhe riparime të mëdha;
  • Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetin e punës dhe e lënë atë në gjendje të gatshme për punë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi të mjetit në nivelin përkatës.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si drejtues i mjeteve motorike të shkallës më të ulët. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës dhe kurseve përkatëse, një shoferë autobusi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: shofer autobusi, shofer autobusi për udhëtime turistike.

Profesionet në këtë grup

  • Shofer autobusi
  • Shofer autobusi për udhëtime turistike
  • Shofer për makina me karroceri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye