8332Shoferë të makinave të rënda dhe kamionëve

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Shoferi i makinave të rënda dhe kamionëve drejton makinat e rënda dhe kamionë me apo pa rimorkio, makina vetëshkarkuese etj. për transportimin e mallrave, lëngjeve dhe materialeve të rënda në distanca të shkurta dhe të gjata duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm duke zbatuar rregullat e transportit rrugor. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, në kompani ndërtim apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës;
  • Drejtojnë një automjet të rëndë me motor, të tilla si një kamion me ose pa rimorkio, makina vetëshkarkuese ose një trailer të transportit të mallrave, lëngjeve apo materialeve të tjera të rënda në distanca të shkurtra apo të gjata;
  • Kujdesen për një transport të sigurt të mallrave duke i siguruar, lidhur dhe mbuluar ato për të parandaluar humbjen apo dëmtimin;
  • Kontrollojnë dokumentet shoqëruese të mallrave dhe grumbullojnë pagesat përkatëse;
  • Përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion;
  • Përdorin pajisje për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave;
  • Zbatojnë rregulloren e transportit rrugor për mallra;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të mjetit motorik dhe rregullojnë mirëmbajtjen dhe riparime të mëdha;
  • Vlerësojnë peshën në përputhje me kufizimet e ngarkesës duke siguruar shpërndarjen e duhur të peshave;
  • Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetin e punës dhe e lënë atë në gjendje të gatshme për punë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi të nivelit përkatës.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si drejtues i mjeteve motorike të shkallës më të ulët. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një shofer i makinave të rënda dhe kamionëve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: drejtues të makinave zjarrfikëse, drejtues të makinave të betonit, drejtues të makinave frigoriferike, drejtues të makinave të shtrimit të rrugëve, të makinave të pastrimit të dëborës, të makinave frigoriferike etj.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues për makinat e bankave (transport parash)
  • Drejtues të makinave frigoriferike
  • Drejtues të makinave të asfaltimit
  • Drejtues të makinave të betonit
  • Drejtues të makinave të larjes së rrugëve
  • Drejtues të makinave të ngjeshjes (rryla)
  • Drejtues të makinave të pastrimit të dëborës
  • Drejtues të makinave të pastrimit të kanaleve
  • Drejtues të makinave të pastrimit të rrugëve
  • Drejtues të makinave të shtrimit të rrugëve
  • Drejtues të makinave të rënda
  • Drejtues të makinave zjarrfikëse
  • Shofer i makinave të mbeturinave
  • Shofer kamioni
  • Shofer traileri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye