832Drejtues të makinave, furgonëve dhe motoçikletave

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e makinave, furgonëve dhe motoçikletave drejton mjetet motorike për të transportuar materiale, mallra dhe udhëtarë në destinacionet e kërkuara duke zbatuar rregulloren e transportit rrugor për mallra dhe udhëtarë. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme, shërbimesh transporti, apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë makinën, furgonin dhe motoçikletën para fillimit të punës;
  • Drejtojnë mjetet motorike për të transportuar materiale, mallra dhe udhëtarë;
  • Kujdesen për transportimin e sigurt të materialeve, mallrave dhe udhëtarëve;
  • Zbatojnë rregulloren e transportit rrugor për materiale, mallra dhe udhëtarë;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike;
  • Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetin e punës dhe e lënë atë në gjendje të gatshme për punë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi (patentë e tipit B) nga organet përkatëse.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një drejtues i makinave, furgonëve dhe motoçikletave mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: drejtues motoçiklete, shoferë makinash, shoferë taksish, shoferë furgonësh etj.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye