8322Shoferë makinash, taksish dhe furgonësh

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Shoferi i makinave, taksive dhe furgonave merret me transportin e udhëtarëve, mallrave, postës, etj. Ai drejton mjetet motorike duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm duke zbatuar rregullat e transportit të udhëtarëve dhe të mallrave. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës;
  • Drejtojnë mjetet motorike për të transportuar udhëtarë, mallra, postën etj;
  • Kujdesen për transportimin sigurt të mallrave dhe udhëtarëve;
  • Ndihmojnë pasagjerët për bagazhet e tyre;
  • Kontrollojnë çmimet dhe pagesat për dërgesat ose dokumente që vërtetojnë dërgesat dhe grumbullojnë pagesat përkatëse;
  • Përdorin pajisjet operative të telekomunikacionit për të raportuar vendndodhjen dhe disponueshmërinë e tyre;
  • Ndjekin udhëzimet e kontrollit të qendrës së shoqërisë së transportit;
  • Përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion;
  • Ndihmojnë pasagjerët me aftësi të kufizuara fizike, në lëvizjet e tyre;
  • Përdorin pajisje për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave apo lëvizjen e udhëtarëve me aftësi të kufizuara fizike;
  • Zbatojnë rregulloren e transportit rrugor për mallra dhe udhëtarë;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të mjetit motorik;
  • Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetin e punës dhe e lënë atë në gjendje të gatshme për punë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi të nivelit të kërkuar nga organet përkatëse.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë fushë përbën avantazh.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një drejtues i makinave, furgonëve dhe motoçikletave mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: shofer ambulance, shofer kamionçine, shofer taksie, shoferë furgonësh etj.

Profesionet në këtë grup

  • Shofer
  • Shofer ambulance
  • Shofer furgoni
  • Shofer kamionçine
  • Shofer makine
  • Shofer taksie
  • Shofer veture
  • Taksist

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye