8321Drejtues të motoçikletave

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Drejtuesi i motoçikletave kryen transportin e udhëtarëve, mallrave, postës etj. duke drejtuar një motoçikletë, triçikël, triçikël për mallra, si dhe duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm të tyre. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, shërbimesh postare apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë dhe inspektojnë mjetin motorik para fillimit të punës;
  • Drejtojnë mjetet motorike për të transportuar udhëtarë, mallra, postën etj;
  • Shpërndajnë mesazhe të ndryshme, zarfe, pako, postë etj. ;
  • Shpërndajnë produkte të ndryshme, të tilla si ushqim të shpejtë, gazetat, revistat etj;
  • Kujdesen për transportimin sigurt të mallrave dhe udhëtarëve;
  • Kontrollojnë çmimet e pagesat dhe grumbullojnë pagesat përkatëse për transportin e kryer;
  • Përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion;
  • Komunikojnë me qendrën e dërgimit dhe qytetarët, duke përdorur telefon apo radio;
  • Zbatojnë rregulloren e transportit rrugor, të trafikut dhe sinjalistikën përkatëse;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të mjetit motorik;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetin e punës dhe e lënë atë në gjendje të gatshme për punë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi (patentë e tipit A) nga organet përkatëse;
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si drejtues i mjeteve motorike të shkallës më të ulët. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës dhe kurseve përkatëse, një drejtues i motoçikletave mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel dispeçer. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: drejtues triçikli, drejtues triçikli për mallra, motoçiklist etj.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues motoçiklete
  • Drejtues triçikli
  • Drejtues triçikli për mallra
  • Motoçiklist

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye