831Drejtues lokomotive dhe punëtorë të tjerë që lidhet me to

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtues lokomotive dhe punëtorë të tjerë që lidhen me to drejtojnë lokomotivën për transportin e pasagjerëve dhe mallrave, marrin përgjegjësi dhe kujdesen për sigurinë e pasagjerëve dhe mallrave gjatë transportit, kontrollojnë lëvizjet e trafikut të hekurudhës me anë të sinjaleve, ndërrojnë drejtimin e shinave dhe ndalojnë trenat në stacion, drejtojnë trenat që të marrin mineralet në minierë dhe kontrollojnë lëvizjet e tyre.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë lokomotivën për transportin e pasagjerëve dhe mallrave sipas rregulloreve të transportit hekurudhor;
  • Mbikëqyrin dhe drejtojnë sinjalet e hekurudhës për të siguruar një transport të sigurt;
  • Ndryshojnë drejtimin e shinave sipas destinacionit të udhëtimit;
  • Ndalojnë trenat në stacion përkatëse në oraret e përcaktuara;
  • Drejtojnë trenat në miniera dhe kontrollojnë lëvizjet e tyre;
  • Marrin përgjegjësi dhe kujdesen për sigurinë e pasagjerëve dhe mallrave gjatë transportit;
  • Kontrollojnë lëvizjet e trafikut të hekurudhës me anë të sinjaleve përkatëse;
  • Asistojnë në mirëmbajtjen e motorit të lokomotivës dhe vagonëve;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një drejtues lokomotive mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e lokomotivës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye